Klekovski: Nuk ka kategori qytetarësh që nuk mbulohen me sigurim shëndetësor
- Në Maqedoni, si shtet social, nuk kemi kategori qytetarësh që nuk janë të mbuluar me sigurim shëndetësor. Ekzistojnë shumë baza të parashikuara me Ligjin për Sigurim Shëndetësor që ofrojnë gjithëpërfshirje, ndërsa për qytetarët që nuk mund të sigurohen në asnjë bazë, ekziston një bazë e veçantë. Këta janë persona që nuk realizojnë të ardhura. Këta persona janë të siguruar përmes një programi të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila paguan sigurimin shëndetësor për ta, theksoi sot Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski.
Shkup, 21 prill 2026 (MIA) - Në Maqedoni, si shtet social, nuk kemi kategori qytetarësh që nuk janë të mbuluar me sigurim shëndetësor. Ekzistojnë shumë baza të parashikuara me Ligjin për Sigurim Shëndetësor që ofrojnë gjithëpërfshirje, ndërsa për qytetarët që nuk mund të sigurohen në asnjë bazë, ekziston një bazë e veçantë. Këta janë persona që nuk realizojnë të ardhura. Këta persona janë të siguruar përmes një programi të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila paguan sigurimin shëndetësor për ta, theksoi sot Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski.
Si dëshmi për faktin se nuk ka kategori qytetarësh që nuk janë të siguruar flet edhe kjo që aktualisht ka 1.836.000 të siguruar, prej të cilëve 470.000 ose çdo i katërti qytetar nuk realizon të ardhura.
Në thelb, kjo kategori, sqaroi ai, u mundëson personave që vitin e kaluar kanë pasur më pak se 293.000 denarë të ardhura dhe që në dy muajt e fundit kanë pasur më pak se 48.000 denarë, të përfitojnë sigurim shëndetësor falas, ndërsa personat që kanë pasur të ardhura më të larta se këto të paguajnë kontribut mbi një bazë prej 50 për qind të pagës mesatare, që është 2.593 denarë në muaj, për të përfituar sigurim shëndetësor.
"Është e vërtetë që nuk kemi kategori që nuk janë të përfshira, por ka probleme me sigurimin shëndetësor në raste të veçanta dhe ne po punojmë për këtë. Së pari, grupi punues i Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Financave, Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Fondit, të cilët i shqyrtojnë këto kritere për ato 470.000 persona. Këtu kemi dy lloje problemesh: së pari, për personat që sapo janë larguar ose i kanë larguar nga puna dhe si të sigurohet tranzicioni, dhe së dyti, për personat që realizojnë të ardhura të paregjistruara, gjegjësisht punojnë në ekonominë gri në vend ose që të ardhurat i realizojnë jashtë vendit. Këta persona nuk duhet të jenë të siguruar me sigurim shëndetësor falas", tha Klekovski.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve, ai theksoi se është e mundur të ketë persona të vdekur që figurojnë si bartës të sigurimit shëndetësor dhe përmes tyre të jenë të siguruar edhe anëtarë të tjerë të familjes.
"Ne koordinojmë me librat amë se si ta përmirësojmë komunikimin, në mënyrë që pastrimi i sigurimit shëndetësor nga persona të tillë të bëhet rregullisht. Grupi i dytë, ku është e mundur të kemi sigurim shëndetësor të panevojshëm, është tek personat që nuk realizojnë të ardhura", shtoi Klekovski. ls/
Foto: MIA