Klekovski: Dyfish janë rritur kontrollet e dhënies së pushimeve mjekësore, qëllimi i ndryshimeve të rregullores është pengimi i keqpërdorimit të tyre
- Numri i kontrolleve të dhënies së pushimeve mjekësore në vitin 2025 në krahasim me vitin 2024 është rritur pothuaj dyfish. Vazhdojmë edhe më tej me kontrollet, të cilat në të njëjtën kohë janë konfirmim ku ka mangësi në sistem. Tani kemi kërkesë të madhe nga Ministria e Mbrojtjes për kontrolle, tha sot drejtori i përgjithshëm i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski.
Shkup, 5 maj 2026 (MIA) - Numri i kontrolleve të dhënies së pushimeve mjekësore në vitin 2025 në krahasim me vitin 2024 është rritur pothuaj dyfish. Vazhdojmë edhe më tej me kontrollet, të cilat në të njëjtën kohë janë konfirmim ku ka mangësi në sistem. Tani kemi kërkesë të madhe nga Ministria e Mbrojtjes për kontrolle, tha sot drejtori i përgjithshëm i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski.
Potencoi se kanë një grup pune për ndryshime të rregullores për pushime mjekësore, bëjnë analiza ku janë lëshimet, çka mund të përmirësohet dhe këtë duan të bëjnë në konsultime me mjekët amë, të cilët janë përgjegjës për menaxhimin me pushimet mjekësore, me sindikatat dhe punëdhënësit dhe shoqatat e pacientëve.
Qëllimi i ndryshimeve në pushimet mjekësore, sqaroi ai, nuk do të jetë shkurtimi i kërkesave të justifikuara, por parandalimi i keqpërdorimeve në mënyrë që të lihet hapësirë e lirë për ata që kanë vërtet nevojë për to.
"I pashmangshëm është digjitalizimi i procesit për shkak të efikasitetit dhe transparencës më të madhe të gjërave. Po shqyrtojmë përvojat në Slloveni, Serbi dhe vende tjera referuese dhe besoj se së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë do të japim propozim për përmirësim", theksoi Klekovski.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse pushimi i lindjes mund të rritet në një vit, tha se pjesë e analizës është edhe shfaqja e diagnozave të shpeshta si kërcënimi për abort, shtatzënia patologjike ose kujdesi për një anëtar të familjes. bsh/
Foto: MIA