• петок, 08 ноември 2024

Kitanoviq: Do të mundohemi ta rrisim dukshmërinë dhe rëndësinë e komuniteteve më të vogla dhe përfaqësimin e tyre të drejtë në institucione

Kitanoviq: Do të mundohemi ta rrisim dukshmërinë dhe rëndësinë e komuniteteve më të vogla dhe përfaqësimin e tyre të drejtë në institucione

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Komunitetet më të vogla etnike në vend janë diku mbi 10 për qind dhe po përballen me spektër të gjërë të sfidave, mes të cilave edhe përfaqësimin e drejtë. Agjencia për realizimin e të drejtave të komuniteteve do të tentojë të rrisë dukshmërinë dhe rëndësinë e komuniteteve, të cilat janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, thotë drejtori i ri i Agjencisë, Dalibor Kitanoviq. 

"Komunitetet më të vogla etnike në vend janë diku mbi 10 për qind, ndërsa problemet me të cilat përballen janë shumë, si në lidhje me përfaqësimin e drejtë në arsim, kulturë, media dhe trashëgimi kulturore, në pjesën e mediave dhe në pjesën e trashëgimisë kulturore. Kështu që është i gjërë spektri i sfidave të komuniteteve më të vogla dhe dukshmëria e tyre. Ne si Agjenci së bashku me Qeverinë do të mundohemi ta arrijmë edhe dukshmërinë edhe rëndësinë e komuniteteve, të cilët janë pjesë e rëndësishme në shoqërinë e Republikës së Maqedonisë, për ndërtimin e një shteti multikulturor, ku përveç komunitetit maqedonas dhe shqiptar, janë edhe komunitetet për të cilat do të luftojmë", tha Kitanoviq në deklaratën për mediat me rastin e mbajtjes së forumit. 

Në pyetjen e gazetarëve nëse ligji për përfaqësim të drejtë të komuniteteve, që duhet të miratohet, do të kontribuojë më shumë për të drejtat e komuniteteve më të vogla, Kitanoviq beson se kjo çështje politike shpesh përdoret për qëllime politike ditore.

"Kjo është pyetje e cila shumë shpesh përdoret në politika ditore. Disa e përdorin në konotacion pozitiv, disa në konotacion negativ. Ne jemi përballë sfidave me të cilat përballen komunitetet e vogla në kuadër të përfaqësimit të drejtë dhe do të luftojmë që komunitetet në përputhje me cilësinë dhe edukimin e tyre të jenë të pranishme në institucione. Këtë ia lëmë Gjykatës Kushtetuese dhe Ministrisë që ta zgjidhin, këtu jemi të mbështesim çdo gjë që do të mbështes Qeveria", tha Kitanoviq. 

I pyetur lidhur me të dhënat statistikore për atë se sa janë të përfaqësuara bashkësitë e vogla etnike në administratën shtetërore dhe publike, drejtori i Agjencisë për realizimin e të drejtave të komuniteteve thotë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Avokatin e Popullit dhe Agjencinë mbledhin të dhënat, por ato, thotë, ndryshojnë nga viti në vit.

"Kemi shpërngulje të caktuara nga vendi, ndryshime të caktuara të institucioneve, kohëve të fundit nuk është aq në trend puna në institucione. Në fund të vitit dalin përqindjet nga mbledhja e vet informacioneve dhe atëherë do të mund t'i ndajmë me opinionin", thotë Kitanoviq.

Forumin me temë: "Analiza e funksionalitetit, efektivitetit dhe arritjeve të Forumit pjesëmarrës", Agjencia për realizimin e të drejtave të komuniteteve e organizon në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup. qa/bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан