• петок, 20 февруари 2026

Kina ka ekzekutuar 11 anëtarë të një bande kriminele familjare me seli në Mianmar

Kina ka ekzekutuar 11 anëtarë të një bande kriminele familjare me seli në Mianmar

Pekin, 29 janar 2026 (MIA) - Në Kinë janë ekzekutuar 11 anëtarë të një bande familjare krimene, e cila ka drejtuar qendrat për mashtrime në internet në Minamar.

Gjykata në Venxhu ka njoftuar se këtë mëngjes janë ekzekutuar 11 persona, të cilët në shtator janë dënujar me vdekje për vepra të rënda penale, duke përfshirë vrasjen e 14 shtetasve kinezë, menaxhimin e kazinove dhe mashtrime në internet.

Operacionet e mashtrimit dhe lojërave të fatit të familjes Ming u fituan atyre më shumë se 10 miliardë juanë (1.4 miliardë dollarë) midis viteve 2015 dhe 2023.

Ata u arrestuan në nëntor të vitit 2023, ndërsa autoritetet kineze ushtruan presion mbi autoritetet në zonat kufitare të Mianmarit për të goditur mashtrimin.

Qendrat e mashtrimit janë "biznes i madh" në Azinë Juglindore, veçanërisht në Mianmar, Kamboxhia dhe Laos, nga ku kryhen mashtrime digjitale mbi njerëz në të gjithë botën.

Autoritetet në rajon janë nën presion ndërkombëtar nga Kina, SHBA-ja dhe vende të tjera për të goditur aktivitetet kriminale. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан