• петок, 05 декември 2025

KE-ja për deklaratat e Putinit: Zelenski është zgjedhur legjitimisht president i Ukrainës

KE-ja për deklaratat e Putinit: Zelenski është zgjedhur legjitimisht president i Ukrainës

Bruksel, 28 nëntor 2025 (MIA) - Volodimir Zelenski është zgjedhur në mënyrë demokratike president i Ukrainës nga ana e popullit ukrainas, tha zëdhënësja kryesore e Komisionit Evropian, Paula Pinjo në koment të deklaratës së presidenti rus Vladimir putin se Zelenski "nuk është mjaftueshëm legjitim që të nënshkruajë çfarëdo qoftë marrëveshje paqesore".

"Është evidente se Putini ka vështirësi të caktuara që ta njohë presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit të tij fqinj Ukrainë", tha Pinjo.

Ajo shtoi se për BE-në punët janë plotësisht të qarta dhe është evidente se ajo bashkkëpunon dhe do të bashkëpunojë me Zelenskin dhe se e mbështet.

"Presidenti Zelenski po bën përpjekje të mëdha për t'i dhënë fund përfundimisht kësaj lufte të tmerrshme dhe për të arritur paqen", theksoi Pinjo.

I pyetur nëse kryeministri hungarez kishte kontaktuar BE-në para vizitës së sotme në Moskë dhe nëse do t'i përcillte Putinit ndonjë mesazh nga Brukseli, Pinjo u përgjigj se mesazhi nga Bashkimi Evropian për Rusinë është shumë i qartë.

"Ne i bëjmë thirrje Moskës dhe atij që e udhëheq vendin, presidentit Putin, të ulen në tryezën e negociatave. Ky është mesazhi për Moskën dhe për çdo lajmëtar në Moskë", tha Pinjo. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан