KB: Shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar nga IDF dhe Hamasi në Gazë
- Forcat izraelite, Hamasi dhe grupe të tjera të armatosura palestineze kanë kryer shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar në Gazë dhe kanë kryer krime, theksohet në raportin e sotëm të KB-së.
Gjenevë, 19 shkurt 2026 (MIA) - Forcat izraelite, Hamasi dhe grupe të tjera të armatosura palestineze kanë kryer shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar në Gazë dhe kanë kryer krime, theksohet në raportin e sotëm të KB-së.
Sulmet e përforcuara izraelite dhe zhvendosja me forcë e palestinezëve tregojnë një ndryshim demografik të qëndrueshëm në Gazë, "duke ngritur shqetësime në lidhje me spastrimin etnik", thuhet në raportin e zyrës së KB-së për të drejtat e njeriut.
Mbajtja dhe abuzimi i pengjeve nga grupi militant islamik Hamas mund të përbëjë krime lufte, shtohet në të. Misioni i përhershëm i Izraelit në Gjenevë hodhi poshtë pretendimet e raportit mbi veprimet e Izraelit, duke thënë në një deklaratë se zyra e të drejtave të njeriut e KB-së ka humbur kredibilitetin.
"Zyra e Komisarit të Lartë është përfshirë në një fushatë të ashpër demonizimi dhe dezinformimi kundër Shtetit të Izraelit", thuhet në të. Raporti prej 17 faqesh analizon ngjarjet në Gazë nga nëntori i vitit 2024 deri më 31 tetor të vitit 2025.
Hamasi e sulmoi Izraelin jugor në tetor të vitit 2023, duke vrarë më shumë se 1.200 njerëz dhe duke marrë më shumë se 250 pengje, sipas numrave shifrave izraelitë. Ofensiva ushtarake izraelite në Gazë ka vrarë më shumë se 72.000 njerëz, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Armëpushimi i i arritur me ndërmjetësim të SHBA-së hyri në fuqi tetorin e kaluar pas dy vitesh lufte që ka çuar në një krizë humanitare dhe dhe uri të përhapur gjerësisht, ka zhvendosur pjesën më të madhe të popullsisë dhe ka dëmtuar ndërtesat në të gjithë Gazën. Izraeli ende mban nën kontroll më shumë se gjysmën e enklavës. "Kjo, e kombinuar me zhvendosjen e detyruar, ngre shqetësime në lidhje me spastrimin etnik në Gazë dhe Bregun Perëndimor".
Raporti ka treguar se vrasja e 12 punëtorëve palestinezë të lidhur me organizatën amerikano-izraelite për shpërndarje të ushqimit qershorin e kaluar nga ana e personave armatosur, si dhe ekzekutimet e mundshme me procedurë të shkurtuar, mund të përbëjnë krime lufte nga Hamasi. Hamasi refuzoi të komentojë mbi të shtënat.
Raporti shprehu shqetësim në lidhje me përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore për të parandaluar sulmet izraelite. Mbajtja dhe abuzimi i pengjeve të marra në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit në vitin 2023 mund të përbëjë krime lufte dhe potencialisht krime të tjera, thuhet në raport. U bënë akuza për tortura, rrahje dhe privim nga ushqimi.
"Gjithashtu, duhet të ketë përgjegjësi për shkeljet serioze të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë krimet e mundshme ndërkombëtare, të kryera nga Hamasi dhe krahu i tij i armatosur, Brigadat Al-Kasam, si dhe grupe të tjera të armatosura palestineze", theksohet në të.
Foto: EPA