Katër persona janë vrarë në një sulm me thikl nël shtetin Uashington, i dyshuari është i vdekur
- Katër persona janë vrarë në një sulm me thikë në shtetin perëndimor Uashington, sipas autoriteteve amerikane.
Berklin, Kaliforni, 25 shkurt 2026 (MIA) - Katër persona janë vrarë në një sulm me thikë në shtetin perëndimor Uashington, sipas autoriteteve amerikane.
Zyra e sherifit të qarkut Pirs njoftoi se dje herët mori raportime "se një burrë po qëllonte me thikë njerëz" jashtë një shtëpie pranë Gig Harbor, në jugperëndim të Sietël.
"Pati katër viktima, përfshirë të dyshuarin 32-vjeçar mashkull, dhe një viktimë e pestë u transportua menjëherë nga Departamenti i zjarrfikësve të Gig Harbor dhe më vonë vdiq nga plagët e marra", bëri të ditur zyra e sherifit përmes një komunikate.
I dyshuari u qëllua dhe u vra nga një oficer që po përgjigjej gjatë sulmit, sipas zëdhënëses së policisë Shelbi Bojd.
Hetuesit besojnë se incidenti lidhet me një rast dhune në familje. 32-vjeçari thuhet se ishte gati të lëshohej një "urdhër ndalimi kontakti".
Hetuesit fillimisht nuk dhanë asnjë informacion në lidhje me identitetin e viktimave. mb/
Foto: MIA