• недела, 01 февруари 2026

Katër vjet burg për Arifin dhe një vit e nëntë muaj për Amitin për rastin "Geriatria"

Katër vjet burg për Arifin dhe një vit e nëntë muaj për Amitin për rastin

Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Gjykata Themelore Penale në Shkup sot i shqiptoi dënim me burg ish drejtorit të IPSH Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative, Muhsin Arifi dhe dënim me burg prej një viti e dhjetë muaj për Blerim Amitin, i punësuar në atë institucion, në rastin Geriatria", lidhur me marrjen e ryshfetit dhe shpërblimin për ndikim kundërligjor.

Gjykata i shpalli fajtor dy të akuzuarit, duke vlerësuar se në tërësi janë dëshmuar rezultatet e aktakuzës.

"Gjatë përcaktimit të llojit dhe vlerës së sanksionit penal, Gjykata i kishte parasysh të gjitha rrethanat e parashikuara në nenin 39 të Kodit Penal, të cilat lidhen me individualizimin e dënimit. Si rrethana rënduese, gjykata i vlerësoi llojin, karakterin dhe peshën e veprave penale, mënyrën e kryerjes së tyre, kushtet nën të cilat janë kryer, si dhe faktin se veprat janë bërë me qëllim të fitimit të interesit pronësor", deklaroi gjyqtarja Lenka Davitkova duke shpjeguar vendimin.

Ajo shtoi se Gjykata e ka vlerësuar edhe rrezikun nga përsëritja e veprave penale, shkalla e përgjegjësisë  penale të të akuzuarve, organizimi dhe rezistenca gjatë kryerjes, si dhe shfrytëzimi i gjendjes së rëndë shëndetësore dhe sociale e dëshmitarit në rastin konkret.

"Gjyta veçanërisht e vlerësoi faktin se me kryerjen e veprave të tilla penale minohet besimi i qytetarëve në institucionet e sistemit, duke marrë parasysh se i akuzuari Muhsin Arifi veprën e ka kryer si person zyrtar në institucionin publik të shëndetit. Nga ana tjetër, Gjykata e mori parasysh edhe faktin se i akuzuari ka arsim të lartë, që tregon shkallë më të lartë të vetëdijes dhe mundësi për qëndrueshmëri nga kryerja e veprave të tilla penale, veçanërisht kur bëhet fjalë për vepra të kryera nga ana e personave zyrtarë", tha Davitkova.

Si rrethana lehtësuese, theksoi Gjykata mori në konsideratë rrethanat personale, familjare dhe materiale të të akuzuarve. Arsyet për marrjen e vendimit të tillë, gjyqtarja sqaroi se do të shpjegohen në detaje në vendimin me shkrim, kundër të cilit palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Sipas aktakuzës, Arifi ka kërkuar interes pronësor prej 20.000 euro që të mundësojë pranimin e pacientes në gjendje të rëndë shëndetësore në institucionin që ai drejtonte. Amiti, i cili e ka njohur dëshmitarin, është ofruar të ndërmjetësojë dhe e ka marrë shumën e parave, pas së cilës u kap në vend nga policia.

Të akuzuarit gjatë procesit gjyqësor deklaruan se nuk ndjehen fajtorë dhe i mohuan akuzat në aktakuzë.

Gjykata gjatë vendimmarrjes i vlerësoi provat materiale të paraqitura, deklaratat e dëshmitarëve dhe fjalët përfundimtare të palëve, me ç'rast vlerësoi se janë dëshmuar të gjitha elementet e veprave penale.

Procesin gjyqësor e ka udhëhequr gjyqtarja Lenka Davitkova, ndërsa aktakuzës e përfaqësoi prokurorja Iskra Haxhi Vasileva. Kundër gjykimit palët kanë të drejtë ankese në afatin e parashikuar ligjor. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан