Karburantet shtrenjtohen nga dy deri në 2,5 denarë për litër
- – Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për 2,5 denarë, ndërsa çmimi i dizelit rritet për dy denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 3,47 për qind.
Shkup, 4 maj 2026 (MIA) – Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për 2,5 denarë, ndërsa çmimi i dizelit rritet për dy denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 3,47 për qind.
Çmimi i ri maksimal me pakicë i EUROSUPER BS - 95 është 85 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 87, EURODIZEL BS (D-E V) për 93,5, ndërsa vaji ekstra i lehtë (EL-1) për 98,5 denarë për litër. Me vendimin e KRRE-së për 3,064 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 49,720 denarë.
Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të të gjitha derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 5,324 për qind te nafta për 2,817 për qind te vaji ekstra i lehtë për 3,394 për qind dhe te mazuti për 8,305 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,3444 për qind.
Ata kujtojnë se kjo llogaritje merr parasysh shumën e reduktuar të akcizës prej 4 denarë për litër për EURODIZEL (D-E V) dhe shumën e reduktuar të akcizës prej 2 denarë për litër për benzinën EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe shumën e reduktuar të TVSH-së për derivatet e naftës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 në vlerë prej 10 për qind, me përjashtim të fraksioneve të dizelit dhe naftës së mazutit.
Në shumicën e pompave të benzinave në vend dizeli shitet për tre, ndërsa benzinat për dy denarë më pak nga çmimi maksimal i shitjes me pakicë të cilin e përcakton KRRE. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s