Karakteristikat e zjarrit në diskotekën "Pulls" janë të njëjta si në shumë zjarre të tjera në hapësira të mbyllura, monoksidi i karbonit ka ndikim dominues, dëshmoi eksperti
- Karakteristikat e zjarrit në diskotekën "Pulls" janë të njëjta si në shumë zjarre të tjera në hapësira të mbyllura, monoksidi i karbonit ka ndikim dominues, por ka edhe faktorë shtesë si tymi, ajri i nxehtë, mbipopullimi ose një rrëmujë që paraqitet kur ndodh një rezultat fatal, tha drejtori i Institutit të Mjekësisë ligjore, Aleksandar Stankov, në gjykimin e sotëm për zjarrin e 16 marsit 2025, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u lënduan.
Shkup, 4 maj 2026 (MIA) - Karakteristikat e zjarrit në diskotekën "Pulls" janë të njëjta si në shumë zjarre të tjera në hapësira të mbyllura, monoksidi i karbonit ka ndikim dominues, por ka edhe faktorë shtesë si tymi, ajri i nxehtë, mbipopullimi ose një rrëmujë që paraqitet kur ndodh një rezultat fatal, tha drejtori i Institutit të Mjekësisë ligjore, Aleksandar Stankov, në gjykimin e sotëm për zjarrin e 16 marsit 2025, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u lënduan.
Nga dokumentacioni mjekësor, siç tha eksperti, lëndimet e të lënduarve në zjarr mund të grupohen në: Djegie – shkalla e parë, e dytë dhe e tretë, më shpesh në kokë, qafë, gjoks, gjymtyrë të sipërme dhe shpinë; dhe Lëndime nga thithja, lëndime në formën e dëmtimit termik të rrugëve të frymëmarrjes dhe lëndime mekanike të shprehura në formën e frakturave dhe kompresionit.
Lëndimet termike, shpjegoi eksperti, ndodhën për shkak të ekspozimit ndaj temperaturës së lartë, qoftë nga ajri i nxehtë apo nga materiali djegës që pikon.
Lëndimet nga thithja, siç tha, janë për shkak të thithjes së gazrave toksike, ndërsa lëndimet termike shkaktohen nga thithja e ajrit të nxehtë.
Lëndimet mekanike, sqaroi Stankov, janë nga presioni gjatë rënies, respektivisht përpjekja për të dalë ose nga nxjerrja jashtë.
"Unë mbështes plotësisht çdo dokument të lëshuar nga Instituti bazuar në një urdhër nga Prokuroria, e që lidhet me ngjarjen e 16 marsit 2025", theksoi Stankov.
Lidhur me kushtet e mjedisit, eksperti tha se kushtet ambientale sigurisht që kanë pasur ndikim, duke theksuar se "nuk po flasim vetëm për monoksidin e karbonit, por edhe për ajrin e nxehtë, tymin, cianurin e hidrogjenit, gjithçka".
Gjykimi vazhdon më 6 maj me parashtrimin e materialeve dëshmuese, të porpozuar nga Prokuroria.
Zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan shpërtheu më 16 mars 2025, gjatë paraqitjes së bendit DNK dhe është një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e kohëve të fundit në vend. Gjykimi po drejtohet nga gjyqtarja Dijana Gruevska Ilievska, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë. bsh/
Foto: MIA arkiv