• сабота, 16 мај 2026

Kallëzime penale ndaj të punësuarve në MPB dhe Policinë Pyjore për keqpërdorim të pozitës shkatërrim të pyjeve

Kallëzime penale ndaj të punësuarve në MPB dhe Policinë Pyjore për keqpërdorim të pozitës shkatërrim të pyjeve

Shkup, 17 prill 2026 (MIA) - Punonjësit e Policisë Pyjore dhe MPB-së, M.A. (42) nga Strumica dhe V.P. (52) nga Berova, u akuzuan për "keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar", "zbulim të sekretit zyrtar" dhe "shpyllëzim".

Siç informojnë nga MPB, M.A. (i punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në Sektorin e Policisë Pyjore) dhe V.P. (i punësuar në MPB, QRÇK Lindje), në cilësinë e personave të autorizuar zyrtarë, e kanë keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tyre zyrtare, në atë mënyrë që gjatë vitit 2025 kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore të parapara në Ligjin për Policinë dhe Ligjin për Pyjet dhe nuk kanë ndërmarrë masa parandaluese gjatë kryerjes së veprave penale, ndër të cilat edhe "shkatërrimi i pyjeve".

Sipas raportit, ata nuk i kanë kryer detyrat e tyre zyrtare dhe nuk kanë vepruar sipas urdhrave të lëshuar për të kryer aktivitetet e tyre, ndërkohë që kanë dhënë informacione në lidhje me lëvizjen e patrullave të kontrollit të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë Pyjore në zonat e Berovës dhe Strumicës personave që organizojnë vepra penale.

Gjithashtu, nuk kanë vepruar lidhur me prerjen ilegale të pyjeve, edhe pse paraprakisht kanë pasur informacione dhe kanë qenë të njoftuar me aktivitetet e paligjshme dhe, në përputhje me autorizimet dhe përshkrimin e detyrave të tyre të punës, kanë qenë të obliguar të veprojnë, me ç’rast kanë mundësuar që persona të tjerë të përfitojnë dobi pasurore të kundërligjshme në përmasa të mëdha.

Nga MPB njoftojnë se procedura do të vazhdojë në kompetencë të prokurorisë. sa/

FOTO: MIA

Остани поврзан