• сабота, 16 мај 2026

Kallëzim penal për u.d. drejtoreshën e Parkut Kombëtar "Galiçicë" për "punë të pandërgjegjshme në shërbim"

Kallëzim penal për u.d. drejtoreshën e Parkut Kombëtar

Shkup, 17 prill 2026 (MIA) - SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër F. Gj. (58) nga Resnja për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "punë e pandërgjegjshme në shërbim".

Sipas informacioneve, gjatë vitit 2026, e denoncuara në cilësinë e ushtrueses së detyrë së drejtoreshës së Institucionit Publik "Galiçicë" - Ohër, duke mos ushtruar mbikëqyrjen e duhur, ka lejuar kryerjen e aktiviteteve dhe ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me një ndërmarrje nga Ohri për tamponim të një parcele kadastrale për të cilën nuk kishte dokumentacion urbanistik, as projekt të miratuar infrastrukturor, ndërsa ndodhej brenda një brezi të mbrojtur prej 50 metrash. 

Njëkohësisht, për këtë hapësirë Komuna e Ohrit kishte vendosur një moratorium të përkohshëm për çfarëdo aktiviteti ndërtimor, në përputhje me planin për menaxhimin e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit. qa/

Foto: MPB

Остани поврзан