Kallëzim penal për gostivarasin i cili përmes komenteve në rrjetet sociale ka përhapur urrejtje
- Është ngritur kallëzim penal kundër një banori të Gostivarit i cili përmes komenteve të shkruara në publikimin në rrjetet sociale ka përhapur urrejtje, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup, 5 shkurt 2026 (MIA) - Është ngritur kallëzim penal kundër një banori të Gostivarit i cili përmes komenteve të shkruara në publikimin në rrjetet sociale ka përhapur urrejtje, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
"Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ngriti një kallëzim penal kundër V.D. (46) nga Gostivari për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e një vepre penale "përhapje të materialit racist dhe ksenofobik përmes një sistemi kompjuterik" theksojnë nga Ministria.
Siç informojnë nga MPB, më 18.11.2025, në një postim nga një media në një rrjet social, personi i denoncuar shkroi komente nga profili i tij ka shkruar komente me të cilat ka përhapur urrejtje.
Foto: Arkivi i MIA-s