• сабота, 16 мај 2026

Kallëzim penal kundër një nëpunësi policor, ka vozitur automjetin me ndalim aktiv për drejtim, dyfish më shpejtë nga e lejuara dhe nën ndikimin e alkoolit

Kallëzim penal kundër një nëpunësi policor, ka vozitur automjetin me ndalim aktiv për drejtim, dyfish më shpejtë nga e lejuara dhe nën ndikimin e alkoolit

Shkup, 17 prill 2026 (MIA) - Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së, drejtuar PTHP -së Manastir, ngriti kallëzim penaL ndaj D.M. në vendin e punës "polic" në SP për KP dhe KP Mexhitli, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik", e parashikuar dhe e ndëshkueshme sipas nenit 297-a paragrafi 2 i Kodit Penal, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

I denonduari, jashtë orarit të punës, më datë 01.04.2026 në rrugën "8 Shtatori" në Manastir, drejtoi automjetin e pasagjerëve "BMW", në pronësi të tij personale, në një kohë kur kishte një ndalim aktiv për drejtimin e automjetit të kategorisë "B". Përveç kësaj, ai e drejtoi automjetin me shpejtësi prej 98 km në orë në një zonë të populluar ku shpejtësia e lejuar ishte 50 km, me praninë e alkoolit në trup prej 0.73 promil.

Pas udhëzimeve të dhëna të prokurorit publik, automjeti u sekuestrua. DKBHPSP ndaj D.M. paraqiti propozim për inicimin e procedurës së përcaktimit të përgjegjësisë disiplinore dhe vendosi masa të detyrueshme për konfiskimin e armës së shërbimit dhe municionit dhe dërgimin në kontroll të detyrueshëm psikiatrik dhe psikologjik, informon MPB. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан