Kallasi: Sundimi i ligjit nuk duhet të zëvendësohet me sundimin e forcës
- Bashkimi Evropian gjithmonë e ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë Kartën e KB-së dhe parimet e saj themelore: sovranitetin, barazinë ndërmjet vendeve, integritetin territorial, pavarësinë politike dhe vetëvendosjen, të cilat nuk janë ideale abstrakte, por themeli i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, porositi Përfaqësuesja e Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kaja Kallasi në një deklaratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Multiratelizmit dhe Diplomacisë për Paqe - 24 Prill.

Bruksel, 24 prill 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian gjithmonë e ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë Kartën e KB-së dhe parimet e saj themelore: sovranitetin, barazinë ndërmjet vendeve, integritetin territorial, pavarësinë politike dhe vetëvendosjen, të cilat nuk janë ideale abstrakte, por themeli i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, porositi Përfaqësuesja e Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kaja Kallasi në një deklaratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Multiratelizmit dhe Diplomacisë për Paqe - 24 Prill.
"Historia na ka mësuar - shpesh me një çmim të dhimbshëm - se izolacionizmi dhe unilateralizmi lindin paqëndrueshmëri. Para 80 viteve, si pasojë e shkatërrimit ekstrem të shkaktuar nga Lufta e Dytë Botërore, Kombet e Bashkuara knë lindur për të na penguar të përsërisim gabimet e së kaluarës. Me Kartën e KB-së u krijua një epokë e re bashkëpunimi ndërkombëtar dhe një rend i bazuar në rregulla, bazuar në vlerat dhe parimet e drejtësisë dhe të së drejtës ndërkombëtare", theksoi Kallasi.
Megjithatë, sipas saj, derisa festojmë këtë kthesë, po përballemi me sfida serioze për rendin ndërkombëtar të shkaktuar nga "lufta e paprovokuar dhe e paligjshme e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, e cila është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj paqes, sigurisë dhe vetë parimeve mbi të cilat u themeluan Kombet e Bashkuara".
"Kjo luftë tregon se sundimi i ligjit nuk duhet të zëvendësohet kurrë me sundimin e forcës. Në shumë konflikte të tjera të ndezura në Lindjen e Mesme, në Sudan, Jemen, Republikën Demokratike të Kongos dhe në vende të tjera, palët ndërluftuese duhet të kujtojnë se edhe luftërat kanë rregulla", thekson Përfaqësuesja e Lartë e BE-së.
Kallasi potencon se asnjë vend, i madh apo i vogël, nuk mundet vetë t'u përgjigjet sfidave të sotme, prandaj zgjidhjet kolektive janë e vetmja rrugë e qëndrueshme për adresimin e sfidave komplekse globale - nga paqja dhe siguria, te zhvillimi i qëndrueshëm dhe respektimi i të drejtave të njeriut.
"Kombet e Bashkuara janë forumi i vetëm për të siguruar një zë të barabartë për të gjithë. Miratimi i Paktit për të ardhmen e KB-së dërgoi një sinjal të qartë: kërkesa globale për bashkëpunim mbetet e fortë. Pakti ofron një plan për një sistem më të drejtë, më gjithëpërfshirës dhe efektiv. Nisma e KB80 është një tjetër hap kyç drejt bërjes së Kombeve të Bashkuara më të fortë, më të shkathët, më efikase dhe më të përgjegjshme", thotë Kallasi.
Ajo thekson se Bashkimi Evropian i mbështet këto përpjekje dhe është i përkushtuar të sigurojë që KB-ja është e përshtatshme për qëllimin dhe e aftë për të ofruar në interes të të gjithëve.
"Siç po zhvillohet konteksti gjeopolitik, Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë një partner kredibil, i besueshëm dhe përparuesi Kombeve të Bashkuara. Në një kohë kur të tjerët po kthehen ndaj vetes, Bashkimi Evropian po ecën përpara për të udhëhequr dhe ndërtuar partneritete dhe ura. Përlushtimi ynë ndaj multilateralizmit nuk është vetëm çështje parimore. Është një çështje e domosdoshmërisë globale", përfundon Kallasi në një deklaratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Multilateralizmit dhe Diplomacisë për Paqe.
Foto: Arkivi i MIA-s