• понеделник, 17 март 2025

Kallas: BE-ja ndan pikëllimin dhe dhimbjen e popullit të Maqedonisë së Veriut

Kallas: BE-ja ndan pikëllimin dhe dhimbjen e popullit të Maqedonisë së Veriut

Bruksel, 16 mars 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, përmes një postimi në Iks shprehu "dhimbje të thellë” për tragjedinë në Koçan.

"Dhimbje të thellë për zjarrin tragjik, i cili mori shumë jetë të rinjsh në Koçan", theksoi Kallas në postimin. 

Ajo shprehu ngushëllimet e saj për “të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi”, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim të shpejtë.

“BE ndan trishtimin dhe dhimbjen e popullit të Maqedonisë së Veriut, shtoi Kallas.

Më parë, "“pikëlllim të thellë” për tragjedinë në Koçan dhe ngushëllime për viktimat shprehu edhe komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos.

Të paktën 51 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 100 janë lënduar në zjarrin që ndodhi mbrëmë në një diskotekë në Koçan. ls/ 

Foto: Iks

 

Остани поврзан