• четврток, 06 февруари 2025

Kallëzim penal ndaj ish drejtorit të SHÇPP- së, Pece Mirçeski për ryshfet, falsifikim të dokumenteve, shpërdorim dhe punë të papërgjegjshme në detyrë

Kallëzim penal ndaj ish drejtorit të SHÇPP- së, Pece Mirçeski për ryshfet, falsifikim të dokumenteve, shpërdorim dhe punë të papërgjegjshme në detyrë

Shkup, 5 shkurt 2025 (MIA) - Drejtoria e Policisë financiare deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër personit fizik, ish drejtor i Shërbimit për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për veprat e kryera penale ryshfet, falsifikim të dokumentit zyrtar, përvetësim në shërbim dhe punë nga pakujdesia në shërbim, si dhe një personi fizik në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të personit juridik nga Shkupi për kryerjen e veprës penale dhënia e ryshfetit.

"I pandehuri i parë P.M, në cilësinë e zyrtarit - Drejtor i shërbimit për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën prej 09.06.2021 deri më datë 13.06.2024 me paramendim ka kryer aktivitetet zyrtare që nuk i është lejuar t'i kryejë dhe ka lidhur pesë kontrata për furnizim publik me person juridik nga Shkupi, në pronësi dhe drejtim nga i pandehuri i dytë G.P, ndërsa nuk ka deklaruar ekzistencën e konfliktit të interesit, nuk është përjashtuar nga të njëjtat procedura të furnizimit publik gjatë gjithë asaj periudhe, madje edhe pas përfundimit të detyrës si drejtor, ka realizuar përfitim të drejtpërdrejtë pasurie për vete dhe personin e tij të afërt nga personi juridik në pronësi dhe menaxhim të të pandehurit të dytë G.P. dhe në këtë mënyrë i pandehuri i parë ka kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit nga neni 357 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa i akuzuari i dytë ka kryer veprën penale dhënie të ryshfetit nga neni 358 paragrafi 1 i Kodit penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut", thuhet në deklaratën e Drejtorisë së policisë financiare.

Poashtu, i pandehuri i parë P.M, me vetëdije dhe paramendim në gjithsej pesë shkresa zyrtare - deklarata për mosekzistencë të konfliktit të interesit në procedurat për prokurimet publike të përmendura më parë, ka futur të dhëna të rreme dhe të pavërteta dhe me nënshkrimin e tij ka mundësuar që ato të përdoren si të vërteta dhe me sjellje të tillë i akuzuari i parë ka kryer veprën penale falsifikim të dokumentit zyrtar sipas nenit 361 të paragrafit 1 të veprës penale të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан