Ka humbur jetën një pilot ushtarak gjeorgjian gjatë një fluturimi trajnues
- Një pilot i aeroplanit ushtarak gjeorgjian Su-25 ka humbur jetën sot, pasi aeroplani u rrëzua gjatë një fluturimi trajnues, kumtoi Ministria e Mbrojtjes e Gjeorgjisë.
![Ka humbur jetën një pilot ushtarak gjeorgjian gjatë një fluturimi trajnues](https://mia.mk/images/20240702162833_big_730x400_83.webp )
Tbilisi, 2 korrik 2024 (MIA) - Një pilot i aeroplanit ushtarak gjeorgjian Su-25 ka humbur jetën sot, pasi aeroplani u rrëzua gjatë një fluturimi trajnues, kumtoi Ministria e Mbrojtjes e Gjeorgjisë.
Në kumtesë shtohet se ka filluar hetimi për zbardhjen e shkaqeve për incidentin.
Suhoi 25 është aeroplan me një ulëse nga epoka sovjetike, i zhvilluar në vitet e 70-ta për sulme tokësore dhe misione për mbështetje ajrore. Gjeorgjia në fund të nëntorit të vitit 2023 kishte pesë Su-25 dhe edhe dy tjerë jofunksionalë. rq/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s