• четврток, 19 март 2026

Këshilli i Prokurorëve Publik pas thirrjes nga Filkov: Mbikëqyrja në rastin Grubi i takon Prokurorisë Publike të Lartë, nuk kemi kompetencë në këtë fazë

Këshilli i Prokurorëve Publik pas thirrjes nga Filkov: Mbikëqyrja në rastin Grubi i takon Prokurorisë Publike të Lartë, nuk kemi kompetencë në këtë fazë

Shkup, 26 shkurt 2026 (MIA) - Prokuroria Publike e Lartë kryen mbikëqyrjen mbi veprimet e ligjshme të prokurorëve, ndërsa Këshilli i Prokurorëve Publik në këtë fazë të procedurës nuk ka kompetencë për të kryer mbikëqyrje, njoftoi Këshilli i Prokurorëve Publik të RMV-së, pas thirrjes publike nga ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme dhe për të shqyrtuar veprimet e prokurorëve në rastin e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi.

Këshilli i Prokurorisë Publike, në një njoftim të publikuar në faqen e tij të internetit, thekson se sipas nenit 28 të Ligjit për Prokurorinë Publike, mbikëqyrjen e ushtron Prokuroria Publike e Lartë.

"Në interes të transparencës së Këshillit të Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në lidhje me thirrjen publike të ministrit të Drejtësisë të RMV-së drejtuar Këshillit për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme dhe për të shqyrtuar veprimet e prokurorëve në rastin e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, për të përcaktuar nëse ekziston përgjegjësi te prokurorët, informojmë opinionin se Këshilli në këtë fazë të procedurës nuk ka kompetencë për të kryer mbikëqyrje mbi veprimet e ligjshme të prokurorëve, ndërsa sipas nenit 28 të Ligjit për Prokurorinë Publike, mbikëqyrjen e kryen Prokuroria Publike e Lartë",  thuhet në njoftimin e Këshillit të Prokurorëve Publik.

Ministri i Drejtësisë Fillkov pardje u bëri thirrje publikisht të gjithë atyre që janë përgjegjës për vendosjen e arrestit shtëpiak ndaj ish-zëvendëskryeministrit Grubi, duke theksuar se përgjegjësia për një vendim të tillë duhet të gjendet me emër dhe mbiemër. Ai i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë që urgjentisht të thërrasin seanca, ta shqyrtojnë këtë rast dhe të përcaktojnë nëse ka bazë për përgjegjësi nga ana e gjykatësit dhe prokurorit publik. Fillkov kërkoi sqarime nga prokurori publik Daniel Kocev, kryetari i prokurorisë, Anel Fidoski dhe gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, Marin Stanevski. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан