• среда, 08 април 2026

Këmbim zjarri në konsullatën izraelite në Stamboll, vriten dy sulmues

Këmbim zjarri në konsullatën izraelite në Stamboll, vriten dy sulmues

Stamboll, 7 prill 2026 (MIA) - Dy sulmues janë vrarë në këmbimzjarrin me forcat e sigurisë para ndërtesës së konsullatës izraelite në Stamboll, publikoi televizioni CNN Turk, duke iu referuar policisë në Stamboll.

Kjo media thekson se në incident është plagosur edhe i dyshuari iu tretë, ndërsa gjithashtu janë lënduar edhe dy policë.

Në rrjetin social "Iks" është publikuar një video në llogaria e "Asayiş Berkemal". Asajish Berkemal është njl brend turk i mediave sociale dhe kreatorë të përmbajtjeve të ndërlidhura me policinë, lajme për sigurinë publike dhe incidentet rrugore.

Levent'te bulunan İsrail Konsolosluğu'na saldırı düzenlendi. Yaralılar var. pic.twitter.com/JfInvEpmME

— Asayiş Berkemal (@asayisberkemal0) April 7, 2026

Pamjet tregojnë një prani të shtuar sigurie rreth ndërtesës së konsullatës në lagjen Levent, në Komunën Beshiktash.

Motivi i sulmit, si dhe nëse konsullata ishte objektiv i drejtpërdrejtë, nuk dihen ende. mb/

Foto: Printskrin llogaria Iks e Asayiş Berkemal

Остани поврзан