• среда, 15 април 2026

Ju: Bashkëpunimi rajonal në fushën e arsimit të lartë është një prej mundësive më të fuqishme, shpesh herë pak të shfrytëzuara

Ju: Bashkëpunimi rajonal në fushën e arsimit të lartë është një prej mundësive më të fuqishme, shpesh herë pak të shfrytëzuara

Shkup, 26 mars 2026 (MIA) - Standardi jetësor i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në krahasim me ato të BE-së, është më i ulët dhe që të tejkalohet ai hendek, por edhe të parandalohet ikja e trurit, nevojitet internacionalizimi i universiteteve, por edhe bashkëpunimi i mirë rajonal përmes të cilit do të mundësohet dija cilësore, e cila do të zbatohet në ekonominë reale, konsideron Ksijaoging Ju, drejtoreshë e sektorit për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Azinë Qendrore, ESA.

Sipas saj, që të kapërcehen këto hendeke, me rëndësi të madhe është investimi në kapitalin njerëzor.

"Arsimi i lartë është në thelbin e kësaj ambicie. Siç e dini tashmë, rajoni po përballet me sfida të komplikuara, duke filluar nga plakja e popullatës deri te migrimi serioz jashtë vendit. Gjithashtu, disa nga vendet kanë përqindje dyshifrore të uljes së popullatës së re në krahasim me vitin 2010", tha ajo në hapjen e konferencës rajonale "Ura drejt së ardhmes: Internacionalizimi i arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dje Evropën Juglindore",. që sot dhe nesër mbahet në Shkup.

Duke folur për largimin e njl numri të madh të personave të arsimuar nga vendi dhe rajoni, ajo theksoi se emigrimi nuk duhet detyrimisht të thotë edhe ikje e trurit. Ka dëshmi, theksoi ajo, se me politika konkrete, stimulime, politika të krijuara mirë për mobilitet, emigrimi i jashtëm mund të bëhet qarkullim, e madje edhe prurje e turit.

Sipas saj, Banka botërore i mbështetë vendet e botës për riformim të arsimit të lartë dhe Ballkanin Perëndimor në dy dekadat e shkuara, përfshirë edhe Maqedoninë.

"Po bëjmë hapa për reforma për sigurimin e cilësisë. Angazhimi ynë është reflektim i bindjes sonë se bashkëpunimi rajonal në fushën e arsimit të lartë është një prej mundësive më të fuqishme, shpesh herë më pas të shfrytëzuara, që mund të çojë drejt zhvillimit, rritjes dhe krijimit të vendeve më të mira të punës dhe drejt konvergjencës më të madhe me standardin jetësor evropian", tha Ju.

Ajo konsideron se mobiliteti duhet të shndërrohet në përparësi rajonale, dhe jo humbje. Por, siç tha, duhet të mundësohen shtigje kthimi, diçka që do t'u mundësojë njerëzve të kthehen në vendlindjet e tyre dhe këtu që punojnë në mënyrë produktive.

"Vendet nga Ballkani Peërndimor kanë ekonomi të vogla, të cilat vështirë garojnë me ato globalet. Vendet nga Ballkani Peërndimor mund të mundësojnë hapësirë më të madhe në arsimin e lartë, që do të jetë atraktiv edhe për studentët, edhe për hulumtuesit, edhe për të punësuarit", tha ajo.

Arsimi i lartë, konsideron ajo, duhet të jetë më relevant në kontekst të ekonomive sot dhe ekonomive në të ardhmen.

"Rajoni duhet t'i prëforcojë kapacitetetet e STEM-it, kapacitetet digjitale dhe hulumtimin aplikues. Universitetet kanë nevojë për partneritete më të fuqishme me industritë. Gjithashtu, menaxhimi dhe financimi, me qëllim të bashkimit të cilësisë. të jenë mekanizëm i qëndrueshëm. Nevojitet financim i bazuar në performansa, mekanizma të fuqishëm për bashkim të cilësisë dhe transparencës së të dhënave", tha drejtoresha e sektorit për Ballkan Perëndimor, Evropë dhe Azi Qendrore, ESA.

Këto, shton, nuk janë masa burokratike, por janë kushte sipas të cilave arsimi i lartë duhet të reflektojë prodhime të cilësisë së lartë.

Në hapjen e konferencës folën edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna janevska dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal (KBR), Amer Kapetanoviq.

Mbështetëse e konferencës rjaonale "Ura drejt së ardhmes: Internacionalizimi i arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore", që mbahet sot dhe nesër në Shkup, është Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut.

Konferenca paraqet dialog të nivelit të lartë i cili bashkon ministra, udhëheqësi të universiteteve, akademikëve, hulumtuesve, kreatorëve të politikave, përfaqësuesve të industrisë, punëdhënësve, ekspertëve dhe studentëve.

E konceptuar si platformë për ndërlidhje të njerëzve, ideve dhe institucioneve të cilat do të kontribuojnë për formimin e fazëssëa rdhshme nga reforma e arsimit të lartë në rajon. Pjesëmarrësit do të diskutojnë për konkurrencën e universiteteve dhe harmonizimin e tyre me standardet evropiane dhe globale, inovacionet dhe shkathtësitë digjitale, posaçërisht në fushat-STEM, politikat për mobilitet dhe krijim të kushteve të rinjtë të mësojnë, hulumtojnë dhe punojnë në vende të ndryshme, ndërsa dija e përfituar të kthehet prapa në rajon, si dhe për përforcimin e bashkëpunimit të kahëzuar drejt ndarjes së praktikave dhe prëvojave më të mira. 

Edhe përkundër dallimeve historike dhe institucionale, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor ndajnë sfida, vlera dhe synime të përbashkëta. Përmes dialogjeve dhe këmbimit të ideve, rajoni dëshiron të tregojë se nuk është vetëm pjesëmarrës pasiv në proceset evropiane, por edhe partner i barabartë, i cili me njohuri, talentë dhe inovacione mund ta pasurojë Evropën. ab/

Foto МIА 

Остани поврзан