• сабота, 16 мај 2026

Jovanovski: Ivana më rrëfeu se nën shantazh i dha çelësin rezervë Sazdovit për ta vendosur drogën në automjetin tim

Jovanovski: Ivana më rrëfeu se nën shantazh i dha çelësin rezervë Sazdovit për ta vendosur drogën në automjetin tim

Shkup, 17 prill 2026 (MIA) - I pandehuri Stojançe Jovanovski sot i tha Gjykatës Themelore Penale Shkup se gruaja e tij Ivana i rrëfeu se, nën shantazh me video intime nga Martin Sazdov, ajo ia ka dhënë atij çelësin rezervë të automjetit, pas çka, sipas deklaratës së tij, atij i është vendosur droga.

Jovanovski akuzohet për tri vepra penale – lëndime trupore të kryera si vepër e vazhduar e dhunës në familje, duke rrezikuar sigurinë dhe duke çuar në vetëvrasje dhe ndihmë për vetëvrasje, në lidhje me tragjedinë e 2 marsit të vitit 2026, kur bashkëshortja e tij Ivana ka kërcyer nga ballkoni i një banese në katin e gjashtë bashkë me vajzën e tyre gjashtëvjeçare Katja.

Duke iu përgjigjur pyetjeve, i pandehuri tha se në fillim të martesës, marrëdhëniet ishin normale dhe ata jetonin në banesë me qira, pas çka, me ndihmën financiare të nënës së tij, kanë blerë banesë në vitin 2021.

"Në fillim të martesës, marrëdheniet tona ishin normale, me ç'rast jetonim në një banesë me qira. Pas një periudhe të caktuar, nëna ime Cvetanka na dha para për pjesëmarrje në blerjen e një baneseje. E bëmë këtë në vitin 2021, atëherë marrëdhëniet tona ishin normale deri në vitin 2022 kur isha në një shitore të telefonave celular në Aerodrom për të marrë telefonin e gruas sime, me ç'rast lexova mesazhe, video, video klipe nga një koleg në punë", deklaroi i pandehuri.

Pas kësaj, siç bërë të ditur ai, është përballur me bashkëshorten e tij, e cila ka mohuar atë, ndërsa në shtëpi ka ardhur edhe policia dhe përpiluar procesverbal.

I pyetur për ngjarjet gjatë vitit 2025, i pandehuri deklaroi se në fillim të vitit, përmes logimit të përbashkët në Instagram, ai lexoi mesazhet midis Ivanës dhe kolegut të tij Martin Sazdov, me ç'rast bisedat gradualisht kanë kaluar në “biseda më private”. Sipas deklaratës së tij, ai u përball direkt me të dy, por Ivana dhe Martini e mohuan dhe e quajtën "paranoik".

Më tej ai deklaroi se më 16 gusht të vitit 2025, duke u kthyer nga një dasmë në Shtip, ka parë se bashkëshortja e tij i ka shkruar Sazdovit në Viber, pas çka ajo dhe vajza Katja dolën nga automjeti në autostradë dhe u larguan në drejtim të kundërt. Ai pohonte se e ka thirrur për tre orë, por pa përgjigje dhe se nuk i kujtohej se si kishte mbërritur në Shkup.

"Më 16 gusht të vitit 2025, ishim në një dasmë te kushëriri im në Shtip, bashkëshortja ime u deh, ishte dukshëm e dehur, dhe gjatë kthimit nga Shtipi, pashë se ajo shkruante me Martin Sazdovin, dhe u ndala me makinë për të lexuar se për çfarë po flisnin. Pastaj lexova se Ivana i thotë "po kthehemi me këtë" dhe se Katja po fle në pjesën e pasme të makinës. Martini u përgjigj: "Edhe unë po kthehem nga Shtipi. Isha te një shok." Në atë moment, i kërkova aparatin e saj të telefonit, ajo filloi ta mohonte dhe hapi derën e makinës, duke synuar të mos mund t'ia marr telefonin e saj dhe të lexoj bisedat, pas çka i thashë meqë Martini po kthehej këndej ti dëshiron të vazhdosh me të dhe pastaj ajo më tha "meqë mendon kështu, do ta marr edhe Katjën me vete". E hapi derën e pasme ku flinte Katja dhe e mori në duar dhe filloi të ecte në drejtim të kundërt përgjatë autostradës", tha i pandehuri.

Pasi nëna e Martin Sazdovit e informoi atë personalisht se Ivana ka qëndruar atë natë te djalin e saj, duke e lënë Katjën me nënën e saj, Jovanovski deklaroi se ai ka filluar të ndiqte Ivanën. Ai i ka parë Ivanën dhe Sazdovin së bashku në lagjen Keramidnic dhe u është afruar atyre.

"Mu lajmërua nëna e Martinit, Maja Sazdova, dhe më tha “më vjen turp nga gjinia femërore, që ekziston individ i tillë”. E pyeta se për çfarë bëhej fjalë dhe ajo më tha se Ivana ka qenë në shtëpinë e tyre atë mbrëmje kur po ktheheshim në shtëpi nga dasma dhe se Ivana ka fjetur te Martini çdo natë, ndërsa Katjën e ka lënë te nëna e saj për t'u kujdesur për të. Kur ajo ma tha këtë, unë fillova ta ndiqja atë po atë ditë, nuk shkova në punë, e gjeta para ndërtesës së nënës së saj, në “Partizanska” nr. 45 duke hipur në një trotinet elektrik drejt Sallës Universale. Pashë se pas Sallës Universale, Martini po e priste në automjetin e tij, ata e vendosën trotinetin në gepek, ajo hyri në automjetin e tij dhe vazhduan të vozisin. Mbërritën në vendbanimin Keramidnica, e parkuan automjetin dhe u nisën drejt bregut të lumit në këmbë. I pashë ata duke u puthur dhe përqafuar nga larg, me ç'rast iu afrova Martinit për t'u konfrontuar me të fizikisht. Martini më tha të qetësohesha sepse shumë njerëz ishin mbledhur dhe më thanë të shkoja diku tjetër të konfrontohemi unë dhe ai vetëm. Unë u pajtova me këtë dhe ai më tha të shkoja në shkollën "Mihajllo Pupin", unë mbërrita atje vetëm, ndërsa ai mbërriti me shokun e tij Toni. Në atë moment kur mbërritën atje, Martini nxorri një pushkë automatike Kallashnikov ma drejtoi dhe më tha se do të më vriste. Ia kapa tytën dhe i thashë të qëllonte. Ende kam një shenjë në shpatullën e majtë që kur më goditi me tytë. Doli gardiani dhe bërtiti se ai kishte thirrur policinë dhe se policia po vinte këndej, pas çka Martin hyri në automjet dhe filloi të ikte, e unë, duke synuar ta ndaloja, e godita me automjetin tim në derën e tij të majtë të pasme, pas çka ai vazhdoi të voziste dhe iku. Automjeti im mbeti i palëvizshëm, pas çka unë thirra një shërbim merimange dhe ata e çuan automjetin në servisin ku unë u thashë", tha i pandehuri.

Jovanovski tha se më 29 dhjetor të vitit 2025, pas përfundimit të turnit të tij, ai u ndalua nga persona me rroba civile, të cilët gjatë bastisjes në automjetin e tij kanë gjetur materie të dyshimtë.

"E mohova se nuk ishte e imja dhe se nuk mund të ishte e imja, se po e shihja për herë të parë në jetën time. Më çuan në SP Karposh”, tha i pandehuri.

Ai shtoi se pas ekzaminimit të telefonit të tij, nuk u gjet asnjë provë që do ta lidhte atë me materien, pas çka ai u lirua me masa kujdesi. Sipas deklaratës së tij, pas kësaj bashkëshortja e tij ka rrëfyer se nën shantazh i ka dhënë çelësin rezervë Sazdovit.

"Më sqaroi se si e kanë vendosur drogën në automjetin tim... me çelësin tim rezervë që qëndron në shtëpi, Ivana ia ka dhënë Martinit dhe ai e ka çelur automjetin dhe ka vendosur drogën në automjet", deklaroi Jovanovski.

Dita kritike

I pandehuri gjithashtu përshkroi ngjarjet në ditën e tragjedisë, duke deklaruar se pasi lexoi mesazhet në rrjetet sociale, ai u drejtua në vendin e punës së gruas së tij, ku e pa atë duke dalë nga automjeti i Sazdovit.

"Kur iu afrova vendit të saj të punës, e pashë Ivanën që po dilte nga makina e Martin Sazdovit... Pashë se gjithçka ishte një gënjeshtër dhe një farsë, me ç'rast u turra me tërbim drejt saj", tha i pandehuri.

Pastaj, së bashku me Ivanën dhe Sazdovin, u drejtuan në Gjykatën Penale, e më vonë në shtëpinë e tyre, me ç'rast ka pasur disa ndërhyrje policore.

Duke përshkruar momentet e fundit, Jovanovski tha se derisa po qëndronte para ndërtesës ka dëgjuar zhurmë të fortë.

"Të dy u drejtuam në hyrje të godinës te kafeneja Soma dhe Martini filloi të bërtiste “Ivana, Ivana, Ivana ka rënë”. Kur e dëgjova këtë, u mërzita edhe më shumë dhe dola në rrugën “Teodosij Golloganov”, u hodha para një makine, makina më goditi në këmbë. Pastaj thirra një ambulancë me qëllim që t'u ndihmonin se ishin gjallë. Pas kësaj nuk më kujtohet”, deklaroi i pandehuri.

Foto: MIA

Остани поврзан