"Jediot ahronot": SHBA-ja e ka caktuar 9 prillin si afat për poërfundimin e luftës me Iranin
- SHBA-ja e ka caktuar 9 prillin si afat të mundshëm për përfundimin e luftës me Iranin në kontekst të bisedimeve të pritura mes dy palëve, njofton mediat izraelite.
Uashington, 24 mars 2026 (MIA) - SHBA-ja e ka caktuar 9 prillin si afat të mundshëm për përfundimin e luftës me Iranin në kontekst të bisedimeve të pritura mes dy palëve, njofton mediat izraelite.
Sipas gazetës "Jediot ahronot", e cila i referohet një funksionari anonim izralit, që Uashingtoni e ka definuar këtë datë si qëllim për ndalimin e konfliktit duke lënë hapësirë prej 21 ditëve për vazhdimin e veprimeve të luftës paralelisht me përpjekjet politike.
Në raporti thuhet se bisedimet midis Iranit dhe SHBA-së pritet të zhvillohen më vonë këtë javë në Pakistan, por shtoi se Uashingtoni nuk e ka informuar palën izraelite për detajet e kontakteve me kryetarin e parlamentit iranian, Mohamad Bager Kalibaf.
Sipas gazetës, Izraeli beson se SHBA-ja tashmë lshtë duke zhvilluar negociata indirekte me Kalibaf pas deklaratave të presidentit Donald Tramp në lidhje me kontaktet me Teheranin që synojnë t'i japin fund luftës. mb/
Foto: MIA