• четврток, 19 март 2026

Javën e kaluar 1.113 raste të reja të gripit, për 3,2 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar

Javën e kaluar 1.113 raste të reja të gripit, për 3,2 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar

Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Në periudhën prej 16 deri më 22 shkurt në vend janë paraqitur 1.113 raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme të gripit, që paraqet ulje prej 3,2 për qind në krahasim me javën e kaluar, shkruan në raportin më tl ri të Institutit për shëndet publik (ISHP).

Në raport me distribuimin sipas moshës, 621 persona ishin të moshës prej 15 deri 64 vjeç, 185 ishin fëmijë të moshës prej pesë deri 14 vjeç, 164 - fëmijë të moshës deri katër vjeç, ndërsa 143 ishin persona të moshës mbi 65 vjeç. Incidenca më e lartë ishte regjistruar tek fëmijët e moshës deri katër vjeç.

"Personat e ssëmurë janë të paraqitur nga 21 QSHP/NJR: Shkup - 669, Strumicë - 81, Prilep - 61, Tetovë - 50 Gjevgjeli dhe Ohër - 37, ndërsa në Manastir, Kumanovë, Dibër, Strugë, Kërçovë, Shtip, Kavadar, Negotinë, Probihstip, Gostivar, Radovish, Sveti Nikole, Veles, Kratovë, Makedonski Brod, numri i të sëmurëve është më pak e 30. Në Krushevë, Vallandovë, Kriva Pallankë, Demir Hisar, Berovë, Koçan, Resnjë, Vinicë, Dellçevë dhe Pehçevë, nuk ka persona të sëmurë të paraqitur të sëmurë nga gripi dhe sëmudnjet e ngjahsme me gripin", shtohet në raportin e ISHP-së.

Në stinorin 2025/2026, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit - sëmundje të ngjashme me gripin është 14.984, sipas raportit të Institutit.

Përfundimisht me javën e tetë, në vend janë vaksinuar gjithsej 79.118 persona me vaksinë pa pagesë apo komerciale. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан