• сабота, 16 мај 2026

Janë privuar nga liria nëntë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, shtatë pa patentë shoferi, një nën ndikimin e alkoolit dhe një me ndalim aktiv dhe nën ndikimin e alkoolit

Janë privuar nga liria nëntë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, shtatë pa patentë shoferi, një nën ndikimin e alkoolit dhe një me ndalim aktiv dhe nën ndikimin e alkoolit

Shkup, 6 maj 2026 (MIA) - Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria nëntë shoferë për drejtim të pakujdesshëm, prej të cilëve shtatë kanë drejtuar pa patentë shoferi, një nën ndikimin e alkoolit dhe një tjetër me ndalim aktiv dhe nën ndikimin e alkoolit, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Dy shoferë në Shkup dhe nga një në rajonin e Tetovës, Kumanovës, Gjevgjelisë, Prilepit dhe Vallandovës kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi. Një shofer në Vallandovë ka drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një shofer në Sveti Nikollë ka drejtuar automjet me ndalim aktiv dhe nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.

Nga MPB u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjetin pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë për siguri më të madhe në komunikacion. fc/

Foto: MPB
 
 

 

Остани поврзан