Janevska: Rreth 56 për qind e popullatës është i arsimuar financiarisht, përmes lëndëve zgjedhore do të përmirësohet gjendja
- Hulumtimi „Analiza e arsimimit financiar në arsimin fillor”, të zbatuar nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit, tregon se nxënësit kanë njohuri për kuptimet bazike, por nuk kanë njohuri të mjaftueshme për atë që do të duhej të quhet zbatim i kuptimeve të mjaftueshme për atë që do të duhej të quhet zbatim i kuptimeve të njohura në jetën, respektivisht zbatimin e atij arsimimi financiar. Fatkeqësisht, edhe sipas OECD-së, thuajse 56 për qind e popullatës është e arsimuar financiarisht, gjë që është e pakënaqshme.
Shkup, 13 mars 2026 (MIA) – Hulumtimi „Analiza e arsimimit financiar në arsimin fillor”, të zbatuar nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit, tregon se nxënësit kanë njohuri për kuptimet bazike, por nuk kanë njohuri të mjaftueshme për atë që do të duhej të quhet zbatim i kuptimeve të mjaftueshme për atë që do të duhej të quhet zbatim i kuptimeve të njohura në jetën, respektivisht zbatimin e atij arsimimi financiar. Fatkeqësisht, edhe sipas OECD-së, thuajse 56 për qind e popullatës është e arsimuar financiarisht, gjë që është e pakënaqshme.
Këtë sot e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, e cila tha se për shkak të kësaj Ministria, kryesisht me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, por edhe me Bankën Popullore, Ministrinë e Financave, DAP-in dhe Asociacionin e Bankave të Maqedonisë dhe institucioneve të tjera, zhvillon programe për më të rinjtë që nga vitet e hershme të mësojnë se si të menaxhojnë me mjetet personale ose mjetet që i kanë në dispozicion, të mësojnë të kursejnë, të investojnë, të vlerësojnë rreziqe, në çfarë mënyrë të udhëheqin, menaxhojnë mjetet personale, që në thelb paraqet hap serioz për zbatimin e njohurive në të ardhmen kur ata me të vërtetë do të kenë nevojë të tillë.
“Ne angazhohemi seriozisht, jo vetëm përmes temave në lëndë të caktuara, por edhe përmes lëndëve zgjedhore, të përmirësojmë këtë gjendje dhe vazhdojmë në këtë drejtim të punojmë edhe për arsimimin financiar dhe për probleme të tjera me të cilat nxënësit përballen realisht”, shtoi Janevska.

Drejtoresha e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, Millka Trimçevska, tha se në prag të 15 marsit, Ditës së mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve, prezantojnë raport të përpunuar nga ekipi profesional nga Byroja dhe bashkëpunëtorë të jashtëm.
“Byroja e Zhvillimit të Arsimit si institucion i notuar në raport me kornizat e kompetencave dhe punëve të saj e zbaton programin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe në bashkëpunim me institucione relevante e përmirëson nivelin, respektivisht punon në përsosjen e mundësive gjatë procesit arsimor nxënësit të përvetësojnë njohuri dhe shkathtësi për arsimimin financiar dhe gjithsesi të krijojmë personalitete që më tutje do të marrin vendime të përgjegjshme të informuara”, shtoi Trimçevska.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ajo tha se rezultatet e tregojnë atë që e potencoi edhe ministrja – se nxënësit tanë kanë nivel bazik të njohjes së arsimit financiar. Pikërisht për këtë arsye, sqaroi, është punuar në këtë analizë dhe raporti sot na jep udhëzime konkrete në çfarë drejtimi të lëvizim, për të përmirësuar mundësinë që nxënësit të arrijnë nivel më të lartë, në mënyrë që të marrin vendime financiare.

“Arsimimi financiar edhe deri tani ekziston si lëndë e lirë zgjedhore në klasën e katërt, pestë dhe të gjashtë dhe më tutje lëndë e lirë zgjedhore në klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë, dhe ende apo jo, sipas programit të vjetër në klasën e nëntë lënda Inovacione, kështu që kanë mundësi, edhe në programet mësimore absolutisht janë të integruar me përmbajtje edhe nga lëndët tjera ndaj këtyre lëndëve të lira zgjedhore, ku janë integruar elemente të caktuara, dhe arrihen standarde që duhet t’i kenë fëmijët nëse flasim vetëm për arsimin fillor. Rezultatet tashmë na sugjerojnë më tutje se çfarë duhet të zhvillojmë edhe në arsimin e mesëm”, shtoi Trimçevska.
Në prezantimin e rezultateve nga hulumtimi u drejtua edhe guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, i cili tha se dhënësit e shërbimeve financiare shpesh në mënyrë agresive, jo rrallë madje edhe rrejshëm reklamojnë produkte komplekse financiare, që janë jashtë mundësisë për t’u kuptuar nga shumica e qytetarëve. Si rrjedhojë, bëri të ditur ai, sistemet arsimore duhet të adaptohen dhe të vendosin qëllim kjo fushë të jetë e integruar në mësimin meqë edukimi financiar nuk paraqet vetëm njohuri plotësuese, por edhe kyçe për sjelljen e përgjegjshme dhe të vetëdijshme të qytetarëve”, tha Sllaveski.
Bëri të ditur se pas krizës globale financiare nga viti 2008, që u shndërruar edhe në recesion global dhe zgjati deri në vitin 2009, në botë është e pranishme tendenca e përfshirjes së arsimit financiar në planet mësimore për shkollat e mesme.

“Sipas hulumtimit global për arsimin financiar të agjencisë “Standarde dhe Purs”, vetëm thuajse një e treta e të moshuarve në botë konsiderohen të arsimuar financiarisht. Kjo tregon se nevoja për qasje sistematike për rritjen e arsimit financiar është më e madhe se asnjëherë më parë. Synimi ynë është që arsimi financiar të jetë proces i vazhdueshëm i zhvillimit të shprehive dhe njohurive te popullata e tërë, e veçanërisht te të rinjtë. Banka Popullore vazhdimisht ndërmerr aktivitete për avancimin e arsimit financiar të popullatës. Aktivitetet janë të orientuara drejt nxënësve të arsimit fillor dhe të mesëm dhe ligjëratave të specializuara të temave konkrete ekonomike për studentë përmes mundësisë së hapur për shfaqjen e interesit për ligjërata. Javën e ardhshme me shumë ngjarje edukative për të rinjtë do të shënojmë Javën globale të parave që shënohet në korniza botërore”, tha Sllaveski.
Potencon se planifikojnë të përgatisin programe të veçanta që do të targetojnë profesionet, si të punësuarit në polici, armatë, infermieret dhe ngjashëm dhe shtoi se punojnë në vazhdimësi në avancimin e përmbajtjeve edukative të lidhura me arsimin financiar me ç’rast janë përpiluar një numër i madh i materialeve edukative në formë të shtypur dhe elektronike, lojë edukative kompjuterike, video materiale...
Pjesë e rekomandimeve të publikuara në publikacionin Analizë e arsimit financiar në arsimin fillor. Praktika të mira ndërkombëtare dhe gjendja momentale dhe sfidat në Maqedoninë e Veriut përfshijnë: integrimin e temave të lidhura me financat dhe mbrojtjen e konsumatorëve në lëndët mësimore siç janë: shkathtësi jetësore, matematikë, shoqëri, inovacione, etj. edhe atë duke filluar nga mosha më e re, përfshirja e përmbajtjeve nga financat që do të ishin ligjëruar gjatë një gjysmëvjetori në ndonjë nga lëndët (për shembull Inovacione në klasën e nëntë). Kjo, siç bëhet e ditur, duhet të mbështetet me qasje aktive pedagogjike të orientuara drejt nxënësve, zhvillim gjuthëpërfshirës profesional i mësimdhënësve, strategji e balancuar për vlerësimin e njohurive që do të bazohet në shembuj realë, si dhe arritjen e bashkëpunimit më të fortë të formalizuar ndërmjet faktorëve të ndryshëm (institucione financiare, para së gjithash, Ministria e Financave dhe Banka Popullore, organizata joqeveritare, ofertues të trajnimeve, mediave, etj.), e nën patronazhin e MASH-it dhe Byrosë së Zhvillimit të Arsimit. Forcimi i arsimit financiar te më të rinjtë paraqet investim të rëndësishëm afatgjatë në rritjen e kapaciteteve të gjeneratave të ardhshme me njohuri themelore dhe të avancuara financiare për mirëqenie personale dhe përparim kombëtar socio-ekonomik, qëndron në analizën.