Janevska pret raportin nga Fakulteti Filozofisë në UCM lidhur me parregullsitë në regjistrimin në studimet e ciklit të dytë dhe të tretë
- Fakulteti Filozofisë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup, duhet të veprojë sipas përfundimeve të Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit (ISHA), i cili gjatë një mbikqyrjeje konstatoi parregullsi në regjistrimin e studentëve në studimet master dhe doktoraturë.
Shkup, 21 prill 2026 (MIA) - Fakulteti Filozofisë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup, duhet të veprojë sipas përfundimeve të Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit (ISHA), i cili gjatë një mbikqyrjeje konstatoi parregullsi në regjistrimin e studentëve në studimet master dhe doktoraturë.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska njoftoi se Fakulteti Filozofisë në UCM tashmë po vepron sipas konkluzioneve të Inspektoratit dhe ajo është duke pritur raportin, pas së cilit do të marrë vendimin përfundimtar lidhur me rastin.
"Janë konstatuar parregullsi në Fakultetin Filozofisë, po jo gjatë regjistrimit të studimeve të ciklit të parë, por për regjistrimin në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve. Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka vepruar, ka nxjerrë konkluzione dhe e ka informuar Fakultetin, i cili duhet të veprojë. Me sa e di unë, fakulteti po vepron dhe unë po pres raportin përfundimtar, në mënyrë që, pasi të kalojë afati për veprim, si ministre e autorizuar në këtë fushë, të marr edhe vendimin përfundimtar", deklaroi ministrja Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para hapjes së ngjarjes "Zeleniks - nga sfida në inovacion", organizuar nga Agjencia për Inovacion, Zhvillim Shkencor dhe Teknologjik dhe Sipërmarrje - INOVA.

Siç njofton portali MKD.mk, studentë pa përfunduar studimet e ciklit të parë në Fakultetin Filozofik në UCIM janë regjistruar në studime master dhe më pas në doktoraturë, pra nuk janë përmbushur kushtet e Ligjit për arsimin e lartë. Kjo është zbuluar nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe studentëve të regjistruar u janë ndërprerë studimet.
Sipas të dhënave të portalit, bëhet fjalë për rreth dhjetë studentë të regjistruar në studime master dhe doktoraturë, të cilëve, pas ndërhyrjes së inspektorëve, u janë ndërprerë studimet, ndërsa tani ata kërkojnë kthimin e parave që kanë paguar për regjistrim në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve. qa/
Foto: MIA
Фото: МИА