Janevska: Po e avancojmë arsimin, po forcojmë edukimin financiar si një nga aftësitë kyçe të jetës
- - Po punojmë intensivisht në përmirësimin e çdo segmenti të arsimit, sepse prioritet i Qeverisë është të ndërtojmë sistem arsimor që do t’i aftësojë të rinjtë të përballen me sfida reale. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit në kohë të shkurtër realizuan aktivitete dhe tani e kemi Analizën e edukimit financiar në arsimin fillor në Maqedoni. Ajo tregoi se nxënësit tanë kanë njohuri faktike për termat financiarë, por shpesh u mungon aftësia për t’i zbatuar ato në praktikë, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr.Vesna Janevska, në ngjarjen me rastin e 15 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Konsumatorëve, organizuar nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit.
Shkup, 13 mars 2026 (MIA) - Po punojmë intensivisht në përmirësimin e çdo segmenti të arsimit, sepse prioritet i Qeverisë është të ndërtojmë sistem arsimor që do t’i aftësojë të rinjtë të përballen me sfida reale. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit në kohë të shkurtër realizuan aktivitete dhe tani e kemi Analizën e edukimit financiar në arsimin fillor në Maqedoni. Ajo tregoi se nxënësit tanë kanë njohuri faktike për termat financiarë, por shpesh u mungon aftësia për t’i zbatuar ato në praktikë, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr.Vesna Janevska, në ngjarjen me rastin e 15 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Konsumatorëve, organizuar nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit.
Janevska tha se edukimi financiar është i njohur ndërkombëtarisht si një nga aftësitë kyçe të jetës dhe është pjesë e standardeve globale të arsimit. Ajo u ndihmon të rinjve të mësojnë si të menaxhojnë paratë e tyre, të shpenzojnë me përgjegjësi, të kursejnë dhe të investojnë me mençuri. Në të njëjtën kohë, i mëson të njohin rreziqet, ofertat e dyshimta, kontratat e pafavorshme dhe mashtrimet online.
"Zakonet dhe qëndrimi ndaj parave formohen që në moshë të hershme, prandaj është më mirë që njohuritë fillestare financiare të fitohen nga mosha 6 deri në 14 vjeç, gjegjësisht gjatë arsimit fillor. Aktualisht, në fushën e edukimit financiar janë të përfshira disa institucione shtetërore, të cilat ndërmarrin aktivitete të shumta për avancimin e tij. Për ngritjen e nivelit të edukimit financiar kemi edhe dokument strategjik. Edukimi financiar është i përfshirë edhe në programet mësimore nga klasa I- IX, duke filluar nga njohja me paratë e deri te buxhetimi dhe planifikimi. Në arsimin e mesëm, edukimi financiar mësohet përmes lëndës së detyrueshme në vitin e katërt për arsimin e mesëm-gjimnaz dhe atë të artit ‘Biznes dhe sipërmarrësi’, ndërsa në shkollat profesionale për disa profesione është lëndë e detyrueshme, e për disa zgjedhore ” theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës.
Sipas hulumtimit të fundit të zbatuar nga OECD-INFE, që përfshiu Maqedoninë, edukimi financiar tek ne është në nivelin 56% të vlerës maksimale. Kjo do të thotë se qytetarëve mesatarisht, u mungon ende gjysma e njohurive dhe aftësive për ta zbatuar praktisht, për t’u konsideruar plotësisht të aftë financiarisht.
Janevska theksoi se do të pasojnë ndryshimet që synojnë inkurajimin zhvillimin e aftësive për të menduar në mënyrë komplekse, për të vlerësuar dhe për të aplikuar njohuritë financiare, ndërsa të dhënat dhe rekomandimet e Analizës së edukimit financiar në arsimin fillor do të ndihmojnë në këtë proces.
Qëllimi ynë është t’u ofrojmë të rinjve mundësi të barabarta për të fituar edukim financiar, në mënyrë që t’i aftësojmë të lëvizin në mënyrë të mençur dhe të përgjegjshme në rrugët financiare,” u shpreh Janevska.
Në këtë ngjarje u ndanë çmime për nxënësit fitues të Konkursit figurativ “Produkte të sigurta, konsumatorë të sigurt” dhe për mentorët e tyre.