• петок, 15 мај 2026

Janevska paralajmëroi licencim të psikologëve shkollorë, do të bisedohet për ndalesë të telefonëve gjatë mësimit në shkollat e mesme

Janevska paralajmëroi licencim të psikologëve shkollorë, do të bisedohet për ndalesë të telefonëve gjatë mësimit në shkollat e mesme

Shkup, 11 maj 2026 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës paralajmëroi licencim të psikologëve shkollorë për të detektuar lloje të ndryshme të problemeve në shkolla dhe të ndërmarrin masa. Nga Oda e psikologëve do të kërkohet të organizojnë trajnime shtesë për psikologët sepse disa kanë mësuar me programe të vjetra, disa të tjerë me programe të reja.

Lidhur me rastet e pedofilisë tek mësimdhënësit, Janevska deklaroi se në arsim ka shumë probleme, por, tha, ky është një prej më të rëndëve dhe ne ndërmarrim masa për parandalim. Pas rasteve të cilat janë të njohura në opinion, tha, ka vepruar Inspektorati shtetëror i arsimit dhe është paraqitur në polici dhe në prokuroritë publike.

"U drejtohem edhe njëherë mësimdhënësve, të cilët janë kolegë të atyre që e ushtrojnë veprën ilegale, por janë edhe mësimdhënës të nxënësve që duhet të jenë të mbrojtur nga ata që kryejnë veprime të palejueshme. Do ta përforcojmë provimin e praktikës sepse atje janë të domosdoshme ndryshime dhe, plotësisht, do të fillojmë nismë për licencim të psikologëve, roli kryesor i të cilëve do të ishte detektimi i çfarëdo lloj problemi në shkollë dhe të ndërmarrin masa. Licencimi do t'i referohet punës së tyre të përgjithshme. Ekzistojnë edhe vegla të tjera që ne i zbatojmë, Gjithçka që është vërejtur, paraqitet tek institucionet adekuate", deklaroi Janevska para fillimit të Garës nacionale të shkathtësive 2026, në organizim të Odës zejtare Shkup.

Pas paralajmërimit për vendosje të kujdestarive të mësimdhënësve në korridoret dhe oborret shkollore për sigurim të ambientit të qetë, Janevska theksoi se nuk është formë e re dhe në disa shkolla kjo ka funksionuar.

Lidhur me ndalesën për posedim të celularëve gjatë mësimit, ajo u përgjigj se në pjesën më të madhe të drejtorëve shkollorë dhe mësimdhënësve tashmë kanë ndërmarrë masa me të cilat nxënësve u merren celularët dhe i marrin gjatë pushimeve.

Kryetari i qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski paralajmëroi se për 15 ditë do të fillojë të funksionojë mbështetja psikologjike pa pagesë në shkollat e mesme, që do të jetë bashkëpunim i operatorit të jashtëm me Qytetin e Shkupit.

Ai u dakordua me ministren Janevska se problemi nuk ndodhë vetëm në shkolla por ato dukuri, tha, janë edhe gjatë vandalizimit të këndeve të fëmijëve dhe pajisjes urbane në qytet.

Theksoi se derisa ka qenë kryetar i komunës së Kisella Vodës nuk janë lejuar pajisje elektronike në mësim dhe se komuna ka qenë mes të parave që ka ndaluar përdorimin e celularëve.

Gjorgjievski në deklaratë për mediumet kumtoi se këtë vit si pilot-projekt Qyteti i Shkupit planifikon të organizojë festim të përbashkët të maturës së nxënësve nag të gjitha shkollat e mesme dhe maturën së bashku ta festojnë nxënësit e të gjitha përkatësive etnike, nga lloje të dnryshme të arsimit dhe kategorive sociale. ab/

Foto: МIА

 

Остани поврзан