• среда, 15 април 2026

Janevska: Pa kontribut të fuqishëm nga arsimi i lartë, nuk mund të zgjidhen sfidat kryesore të shoqërive bashkëkohore

Janevska: Pa kontribut të fuqishëm nga arsimi i lartë, nuk mund të zgjidhen sfidat kryesore të shoqërive bashkëkohore

Shkup, 26 mars 2026 (MIA) - Arsimi i lartë duhet të sigurojë shoqëritë tona të zhvillohen dhe menaxhohen në bazë të njohurive faktike, si dhe arsyeshmërisë dhe të menduarit kritik. Universitetet e këtilla janë qëllim i të gjithë neve në rajon, porositi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në hapjen e konferencës dyditore "Ura drejt së ardhmes: Internacionalizimi i arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore" në Shkup, të cilën MASH-i e organizon në partneritet me Këshillin rajonaë për bashkëpunim dhe Bankën botërore.

Ajo theksoi se ndryshimet e mëdha gjeopolitike që po ndodhin e përforcojnë vetëdijesimin në shtetet e vogla si i yni se arsimi është investimi jonë më i sigurt dhe se e ardhmja e ekonomive tona, qëndrueshmëria dhe rezistenca e tyre varet nga vendosmëria jonë për të bërë arsim të lartë cilësor.

"Pa kontribut të fuqishëm nga komuniteti i arsimit të lartë përmes hulumtimeve, mësimit dhe mësimdhënies, ndikimit shoqëror, inovacioneve dhe transferit të teknologjive, nuk mund të zgjidhen sfidat kryesore të shoqërive bashkëkohore, përfshirë edhe atyre që u referohen qëllimeve të Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm, ekzistencës së planetit tonë, çështjeve pë luftën dhe paqen, demokracinë dhe bashkëjetesën. Sipas Kartës universale 2020, universitetet kanë prëgjegjësi të përfshihen dhe t'u përgjigjen çështjeve aktuale, duke kontribuuar për të mirën e njerëzimit dhe për qëndrueshmëri. Arsimi i lartë duhettë sigurojë që shoqëritë tona të zhvillohen dhe menaxhohen në bazë të njohurive faktike, si dhe të arsyeshmërisë dhe të menduarit kritik. Universitetet e këtilla janë qëllim i të gjithë neve në rajon", theksoi Janevska duke cekur se në atë drejtim, kyç është internacionalizimi i arsimit të lartë sepse këmbimi sjellë edhe inovacione përmes projekteve dhe partneriteteve të përbashlëta, duke mundësuar qasje drejt dijes, teknologjive dhe financimit.

Siç tha, internacionalizimi është mekanizëm i pashmangshëm që studentëve u mundëson të përfitojnë shkathtësi më të mëdha digjitale dhe të gjelbra, ndërsa si shtete të na afrojë drejt inovacioneve që hapin vende të reja pune dhe si rajon të na bëjë më konkurrues në tregun evropian dhe global.

Rritja e bashkëpunimit, tha ajo, varet edhe nga procedurat burokratike, kapaciteti instutucional si dhe nga harmonizimi me standardet evropiane, ndërsa barriera më e madhe, siç tha, mbetet druajtja se mobiliteti do të na marrë nga korpusi edhe ashtu i varfëruar akademik dhe shkencor dhe se studentët më të vlerësuar, profesorët më të frytshëm dhe hulumtuesit më të përkushtuar do të largohen dhe nuk do të kthehen.

Fjalimin Janevska e përfundoi me porosi se bashkëpunimi ndërkombëtar në arsimin e lartë duhet të mbetet inkluziv dhe i fokusuar në cilësi.

Siç tha, pret diskutimet nga konferenca dyditore "të ndihmojnë ta pozicionojmë Ballkanin Perëndimor në suaza të rrjeteve mët ë gjera evropiane dhe globale për arsim të lartë" dhe është e bindur, tha, se "do të vijmë drejt hapave të zbatueshëm që do t'i kahëzojnë reformat tona drejt modernizimit të mësimdhënies, avancimit të hulumtimeve dhe krijimit të kushteve inkluzive për studentët dhe profesorët, me qëllim që të ndërtojmë hapësirë konkurruese dhe të njohur akademike rajonale".

Konferenca, e cila sot organizohet nën patronatin e MASH-it, paraqet dialog të nivelit të lartë i cili bashkon ministra, udhëheqësi të universiteteve, akademikëve, hulumtuesve, kreatorëve të politikave, përfaqësuesve të industrisë, punëdhënësve, ekspertëve dhe studentëve.

E konceptuar si platformë për ndërlidhje të njerëzve, ideve dhe institucioneve të cilat do të kontribuojnë për formimin e fazëssëa rdhshme nga reforma e arsimit të lartë në rajon.

Sipas paralajmërimit, pjesëmarrësit do të diskutojnë për konkurrencën e universiteteve dhe harmonizimin e tyre me standardet evropiane dhe globale, inovacionet dhe shkathtësitë digjitale, posaçërisht në fushat-STEM, politikat për mobilitet dhe krijim të kushteve të rinjtë të mësojnë, hulumtojnë dhe punojnë në vende të ndryshme, ndërsa dija e përfituar të kthehet prapa në rajon, si dhe për përforcimin e bashkëpunimit të kahëzuar drejt ndarjes së praktikave dhe prëvojave më të mira. ab/

Foto: МASH 

Остани поврзан