Janevska: Në fazë përfundimtare janë përgatitjet për maturën shtetërore
- Në rrjedhë janë përgatitjet për realizimin e maturës shtetërore nëpër komunat e vendit dhe aktivitetet janë në fazë përfundimtare. Mbetet të rregullohen vëzhguesit dhe testatorët dhe si vitin e kaluar t'i qasen mbajtjes së maturës shtteërore, theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna janevska e cila iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Shtip, pas fillimit të funksionimit të Qendrës për sajber siguri në suaza të Universitetit "Goce Dellçev"-Shtip.
Shtip, 24 prill 2026 (MIA) - Në rrjedhë janë përgatitjet për realizimin e maturës shtetërore nëpër komunat e vendit dhe aktivitetet janë në fazë përfundimtare. Mbetet të rregullohen vëzhguesit dhe testatorët dhe si vitin e kaluar t'i qasen mbajtjes së maturës shtteërore, theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna janevska e cila iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Shtip, pas fillimit të funksionimit të Qendrës për sajber siguri në suaza të Universitetit "Goce Dellçev"-Shtip.
Ministrja Janevska theksoi se maturantët vitin e kalaur për dallim nga vitet e kaluara treguan rezultate më tl mira dhe shpreson se do të ketë më pak përdorim të aktiviteteve të palejuara nga nxënësit, dhe me maturën shtetërore të mos ketë kurfarë probleme këtë vit.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, theksoi se kontrollet gjatë kalimit të maturës shtetërore janë paraparë me procedurë dhe, siç tha, bëhet fjalë për integritet të njerëzve të cilët e zbatojnë.
"Unë shpresoj se nga viti në vit ajo do të jetë gjithnjë e më e suksesshme", tha Janevska.
Ajo theksoi se po rritet edhe numri i shkollave që e vendosinb mësimin në një ndërrim, por po rritet edhe numri i shkollave të cilat optimizohen, ndërkaq siç theksoi Janevska ky është lajm i mrekullueshëm për shtetin tonë.
"Për momentin atje ku popullata është më e dendur apo numri më i madh i nxënësve ende jemi në fazë të sendërtimit të kapaciteteve për zbatimin e mësimit në një ndërrim. Shkolla e fundit të cilën unë e vizitova në drejtim të mësimit në një ndërrim, që do të fillojë nga shtatori është shkolla në komunën Gjorçe Petrov. Por, e njejta po ndodhë, në faza edhe në komuan të tjera", tha Janevska.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Janevska theksoi se deri më tani 200 shkolla në vend kanë kaluar në mësimin në një ndërrim. ab/
Foto: МIА