Janevska: Me ndryshimet ligjore do të sanksionohen prindërit, fëmijët e të cilëve janë të dhunshëm, por dhe prindërit që do të refuzojnë të bashkëpunojnë me shkollën
- Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se po punohet për ndryshimet ligjore me të cilat do të parashikojnë sanksione për prindërit, fëmijët e të cilëve kryejnë vepra të dhunshme. Në konferencën e sotme për shtyp, ministrja tha se tashmë po punohet me deputetët për të përcaktuar ndryshimet ligjore.
Shkup, 15 maj 2026 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se po punohet për ndryshimet ligjore me të cilat do të parashikojnë sanksione për prindërit, fëmijët e të cilëve kryejnë vepra të dhunshme. Në konferencën e sotme për shtyp, ministrja tha se tashmë po punohet me deputetët për të përcaktuar ndryshimet ligjore.
"Sekretari i shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me deputetët. Mendoj se ata janë në Kuvend në këtë moment për të finalizuar ato propozime. Kjo tashmë është vendosur, ato ndryshime do të bëhen dhe mbetet dënimi prej 250 euro për çdo vepër të dhunshme të kryer ndaj fëmijës do të dënohet prindi, dhe ajo që është shumë e rëndësishme, edhe kur prindi refuzon të bashkëpunojë me shkollën dhe institucionet e tjera, tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Ministrja Janevska paralajmëroi ndryshimet ligjore dy ditë më parë, duke potencuar se duhet të krijohet një mjedis i sigurt shkollor pasi në periudhën e kaluar publiku ka qenë dëshmitar i disa rasteve të dhunës midis bashkëmoshatarëve, i fundit prej të cilave ishte në shkollën fillore "22 Nëntori" në Çento, kur një nxënës 15-vjeçar u plagos me një mjet të mprehtë. rq/
Foto: MIA