Janevska: Konvikti "Goce Dellçev" ka drejtor, do të kryhet dezinsektim dhe deratizim
- Konvikti "Goce Dellçev" ka drejtor, nuk mundet ministri të jetë përgjegjës për paraqitjen e minjve në konvikt, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesan Janevska, pasi në disa media dolën informacione se në Bllokun B ka minj dhe nuk ka uj të ngrohtë.
Shkup, 13 maj 2026 (MAI) - Konvikti "Goce Dellçev" ka drejtor, nuk mundet ministri të jetë përgjegjës për paraqitjen e minjve në konvikt, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesan Janevska, pasi në disa media dolën informacione se në Bllokun B ka minj dhe nuk ka uj të ngrohtë.
"Konvitki e ka drejtorin e vet, ne do të intervenojmë sërish dhe do të kërkojmë që të thirret shërbimi për dezinsektim dhe deratizim, por me kënaqësi do të them se nga 1 tetori dy konviktet e reja studentore do të jenë tashmë në funksion dhe do të jenë të kategorisë së lartë A. Aty do të mund të akomodohen një numër i madh studentësh", deklaroi ministrja Janevska pas konferencës për shtyp të dedikuar për Udhëzuesin onlajn për kualifikime.
Nga shtatori, siç njoftoi ministrja, do të fillojë edhe rikonstruksioni i konvikteve të tjera studentore. Ky proces, sipas saj, është tashmë në fazë të avancuar.
"Në fund do të rinovojmë edhe kuzhinën dhe gjithçka që nevojitet në konviktin "Goce Dellçev", në mënyrë që brenda rreth dy vitesh të kemi një proces tërësisht të përmbyllur në të gjitha konviktet studentore", tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s