Janevska: Kemi dërguar njoftim nëpër shkolla që gjatë pushimeve të mëdha dhe të vogla të ketë mësues kujdestar
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) vepron në përputhje me ligjin dhe kompetencat e saj. Rasti i dhunës mes bashkëmoshatarëve në një shkollë fillore në Gjorçe Petrov është raportuar në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit (ISHA), por gjithashtu u jemi drejtuar kryetarëve të komunave dhe kemi dërguar një njoftim nëpër shkolla se duhet të rikthehet një praktikë e vjetër, e cila ekzistonte dhe kishte dhënë rezultate, e kjo është që gjatë pushimeve të mëdha dhe të vogla të ketë mësues kujdestarë, jo nxënës kujdestarë në korridore, por mësues kujdestarë që do të kujdesen për ngjarjet në shkollë, jo vetëm në korridore, por edhe në oborrin e shkollës,” deklaroi ministrja resore Vesna Janevska.
Shkup, 4 maj 2026 (MIA) – Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) vepron në përputhje me ligjin dhe kompetencat e saj. Rasti i dhunës mes bashkëmoshatarëve në një shkollë fillore në Gjorçe Petrov është raportuar në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit (ISHA), por gjithashtu u jemi drejtuar kryetarëve të komunave dhe kemi dërguar një njoftim nëpër shkolla se duhet të rikthehet një praktikë e vjetër, e cila ekzistonte dhe kishte dhënë rezultate, e kjo është që gjatë pushimeve të mëdha dhe të vogla të ketë mësues kujdestarë, jo nxënës kujdestarë në korridore, por mësues kujdestarë që do të kujdesen për ngjarjet në shkollë, jo vetëm në korridore, por edhe në oborrin e shkollës,” deklaroi ministrja resore Vesna Janevska.
Ajo theksoi se ajo që ka ndodhur jashtë shkollës nuk është justifikim, ata janë nxënës të një shkolle të caktuar dhe mësuesit duhet të kenë pasqyrë mbi sjelljen e nxënësve të tyre, sepse, siç tha ajo, kjo është pjesë e procesit edukativo-arsimor.
"Me këtë njoftim i kemi obliguar mësuesit kujdestarë të jenë në vende të dukshme, në mënyrë që kur Inspektorati Shtetëror i Arsimit të vijë për kontroll, t’i shohë ata. Shpresoj që edhe kjo masë që po e promovojmë të japë efekt. Tani, për më tepër, po veprohet edhe sipas udhëzuesit për përballimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve dhe në përputhje me ligjin. Prandaj, edhe kryetari i komunës, edhe drejtori, edhe mësuesit duhet t’i zbatojnë detyrimet e tyre ashtu siç është e përcaktuar. Ministria e Arsimit dhe Shkencës po bën atë që duhet të bëjë. Kjo masë është e detyrueshme dhe është dërguar në të gjitha shkollat në vend,” shtoi Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ndarjes së çmimit shtetëror “Goce Dellçev” për arritje në shkencë. ls/
Foto: MIA