Jane Çento do ta padisë ish prokuroren Villma Ruskoska, paralajmëroi drejtësi të vërtetë për 27 prillin
- – Konferencë për media sot në orën 12:00 para Prokurorisë Themelore Publike do të mbajë Jane Çento, në të cilën, siç paralajmëroi do të ndahen informacione për parashtrimin e padisë penale kundër ish prokurores publike dhe do të prezantohen detaje dhe argumente në lidhje me procedurën për ngjarjet nga 27 prilli.
Shkup, 27 prill 2026 (MIA) – Konferencë për media sot në orën 12:00 para Prokurorisë Themelore Publike do të mbajë Jane Çento, në të cilën, siç paralajmëroi do të ndahen informacione për parashtrimin e padisë penale kundër ish prokurores publike dhe do të prezantohen detaje dhe argumente në lidhje me procedurën për ngjarjet nga 27 prilli.
“Është koha për drejtësi dhe të vërtetën e vërtetë për 27 prillin. Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media që do të mbahet më 27 prill 2026 në orën 12:00 para Prokurorisë Themelore Publike. Në konferencën për media do të ndahen informacione rreth ngritjes së kallëzimit penal kundër një ish-prokurori publik me inicialet V.R. dhe do të paraqiten detaje dhe argumente që lidhen me procedurën”, thuhet në njoftim.
Çento në paralajmërim thotë se kjo përfaqëson fillim të procesit për konfirmimin e përgjegjësisë dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave në lidhje me procesin gjyqësor për 27 prillin.
“Në emër të të përfshirëve me procesin gjyqësor deklaratë për mediat do të japë Jane Çento”, thuhet në paralajmërim.

Gjykata e Apelit javën e kaluar mori vendim me të cilin nuk e pranoi kërkesën për rigjykim të të dënuarve për dhunën gjatë sulmit më 27 prill të vitit 2017.
“Ankesa është e pabazuar. Gjykata e vlerësoi konstatimin e ankesës për shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës penale sipas nenit 415, paragrafi 1, pika 11 të LPP-së, por nuk e pranoi atë si të bazuar, duke pasur parasysh se vendimi i arsyetuar nuk përmban mangësi të tilla që nuk mund të shqyrtoheshin në aspektin e korrektësisë dhe ligjshmërisë së tij, aktvendimi është i qartë dhe i kuptueshëm, dhe arsyetimi përmban arsye të mjaftueshme për faktet vendimtare dhe qëndrimet ligjore të mbajtura nga gjykata, thuhet në vendimin e Apelit, i cili është konfirmim i vendimit të Gjykatës Penale të dhjetorit.
Jane Çento bashkë me edhe 15 persona të tjerë në vitin 2019 ishte dënuar me 13 vjet burg nën akuzën për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” ndërsa në lëndën “27 prilli” në lidhje me sulmin në Kuvend. Lëndën e udhëhiqte gjykatësja Dobrilla Kacarska, tani gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese.
Një pjesë e të akuzuarve në rastin morën amnisti me ligjin i cili ishte miratuar në Kuvend në fund të vitit 2018. fc/
Foto: FB i Jane Çento