Jane Çento: Aktvendimi për "27 Prillin" është sjellë në bazë të procedurës së montuar me presione ndaj dëshmitarëve
- Jane Çento, një prej të akuzuarve për rastin "27 Prilli", sot informoi se është parashtruar padi penale kundër ish-prokurorit publik me inicialet V.R. për shkak të dyshimeve për pengim të drejtësisë dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autorizimit. Çento informoi se në Prokurorinë publike janë parashtruar dokumente, dekalrata të verifikuara dhe ekspertiza, të cilat, sipas tij, hapin dyshime serioze për pengim të drejtësisë, presione ndaj dëshmitarëve dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë procedurës gjyqësore.
Shkup, 27 prill 2026 (MIA) - Jane Çento, një prej të akuzuarve për rastin "27 Prilli", sot informoi se është parashtruar padi penale kundër ish-prokurorit publik me inicialet V.R. për shkak të dyshimeve për pengim të drejtësisë dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autorizimit. Çento informoi se në Prokurorinë publike janë parashtruar dokumente, dekalrata të verifikuara dhe ekspertiza, të cilat, sipas tij, hapin dyshime serioze për pengim të drejtësisë, presione ndaj dëshmitarëve dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë procedurës gjyqësore.
Sipas Çentos, padia është shoqëruar me dokumentacion voluminoz dhe dëshmi, të cilat, siç tha, seriozisht e sjellin në pikëpyetje mënyrën në të cilën janë zhvilluar hetimi dhe procesi gjyqësor për rastin "27 Prillin".
"Sot qëndrojmë para jush si njerëz që më shumë se tetë vite përballen me padrejtësi sistematike. Sot, zyrtarisht parashtruam padi penale kundër një ish-prokurori publik për shkak të dyshimeve të bazuara për pengim të drejtësisë dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare", deklaroi Çento para Prokurorisë publike në Shkup.
Ai theksoi se në Prokurorinë publike janë parashtruar dëshmi për komunikim mes një funksionari të lartë dhe një dëshmitari kyç në procedurë, si dhe mes njerëzve të afërt të funksionarëve dhe dëshmitarëve, lidhur me mënyrën e dhënies së dëshmive.
"Në Prokurorinë publike parashtruam dëshmi lidhur me rastin '27 Prillin', të cilat seriozisht e çojnë në pikëpyetje mënyrën në të cilën ishte inicuar hetim, si dhe gjatë procesit gjyqësor. Këto dëshmi tregojnë për komunikime mes një funksionari të lartë dhe një prej dëshmitarëve kyç në procedurë, si dhe komunikimin mes vëllait të një funksioanri të lartë dhe një dëshmitat]ri, lidhur me marrëveshje të mundshme me prokurorin dhe me përmbajtjen e dëshmisë që ishte dhënë në atë procedurë", tha ai.

Dëshmitari, siç deklaroi Çento, me deklaratë të verifikuar tek noteri, thekson se dëshmia e tij paraprake e dhënë në procedurë ka qenë e pavërtetë dhe se i është premtuar se do të ndihmohet në procedura të tjera penale nëse jep dëshmi të tillë.
"Plotësisht, ekziston edhe ekspertiza nga një ekspert i autorizuar gjyqësor i celularëve, e cila e mbështetë deklaratën e dëshmitarit të verifikaur tek noteri", shtoi ai duke i bërë thirrje PP-së ta shqyrtojë hollësisht padinë penale dhe dëshmitë e parashtruara.
Sipas Çentos, ky nuk është rast i zakonshëm, por, siç tha, bëhet fjalë për dyshim të bazuar se janë përdorur dëshmi të paligjshme, se ka kryer presion ndaj dëshmitsrëve dhe se është sjellë aktvendim në bazë të procedurës së montuar.
Nga Prokuroria publike thonë se padia do të pranohet dhe do të kontrollohen thëniet.
Gjykata e Apleit javën e kalaur solli vendim me të cilin nuk e pranoi kërkesën për rigjykim të të dënuarve për dhunë gjatë sulmit në Kuvend më 27 prill të vitit 20217.
"Ankesa është a pabazë. Gjykata e vlerësoi raportin ankues për shkelje të kryer thekbësore të disspozitave të pçrocedurës penale nga neni 415, paragrafi 11 nga LKP, megjithatë ajo nuk e prnaoi si bazë, duke pasur parasyash që vendimi arsyetues nuk përmban mangësi të tilla për ç'shkak nuk mund të merret në pyetje lidhur me rregullshmërinë dhe ligjshmërinë e vet, shqiptimi i vendimit është i qartë dhe i kuptueshëm, ndërsa në arsyetim janë përmbajtur mjaft shkaqe për faktet vendimtare dhe janë marrë qëndrime të drejta të gjykatës", thuhet në vendimin e Apelit, i cili është konfirmim i vendimit të Gjykatës penale nga dhjetori.
Jane Çento së bashku me 15 persona të tjerë në vitin 2019 u dënua me dënim me burg prej 13 vitesh nën akuzën për rrezikim terrorist të rendit kushtetues, ndërsa në lëndën "27 prilli" lidhur me sulmin në Kuvend. Lëndën e udhëhoqi Dobrilla Kacarska, tani gjykatëse në Gjykatën kushtetuese.
Disa nga të akuzuarit në rast fituan amnisti me ligjin që u miratua në Kuvend nga fundi i vitit 2018. ab/
Foto: МIА