Janë djegur tri vetura në një parking në Lisiçe të Re
- – Në një zjarr në hapësirën e parkingut para një ndërtese në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Komunën Aerodrom mbrëmë janë djegur tri vetura.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) – Në një zjarr në hapësirën e parkingut para një ndërtese në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Komunën Aerodrom mbrëmë janë djegur tri vetura.
Zjarri, siç informon MPB, është denoncuar sot në orën 00:13 në SPB Shkup, dhe është shuar nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse Shkup. Nuk ka persona të lënduar dhe është kryer mbikëqyrje.
“Më 12.03.2026 në orën 00:13, në SPB Shkup është denoncuar se në një hapësirë parkingu para një ndërtese në bulevardin ‘Vidoe Smilevski Bato’ ka shpërthyer zjarr në automjet udhëtarësh ‘Seat Leon’ me targa të Shkupit, në pronësi të S.D. (48) nga Shkupi. Nga zjarri ishin dëmtuar edhe një automjet udhëtarësh ‘Hjundai’ me targa të Shkupit, në pronësi të N.K. (74) nga Shkupi dhe një automjet udhëtarësh ‘Opel Meriva’ me targa të Shkupit, në pronësi të V.A. nga fshati Lisiçe e poshtme, rrethina e Shkupit”, informojnë nga MPB. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s