Janë arrestuar shtatë shtetas turq, të cilët kanë punuar ilegalisht në vend
- Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot, pas informacioneve të marra paraprake operative, zyrtarë policorë nga Departamenti për të huaj në Qendrën rajonale për çështje kufitare Veri, në bashkëpunim me Inspektoratin e punës, kanë kryer kontroll ndaj një personi juridik në Shkup, me ç'rast kanë gjetur shtatë shtetas turq që punonin ilegalisht në vend.
Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot, pas informacioneve të marra paraprake operative, zyrtarë policorë nga Departamenti për të huaj në Qendrën rajonale për çështje kufitare Veri, në bashkëpunim me Inspektoratin e punës, kanë kryer kontroll ndaj një personi juridik në Shkup, me ç'rast kanë gjetur shtatë shtetas turq që punonin ilegalisht në vend.
Personat janë ndaluar në stacionin policor Kisella Vodë dhe kundër tyre gjatë ditës do të parashtrohet kërkesë në Gjykatën Themelore Shkup 1 për ngritjen e procedurës për kundërvajtje për shkelje të kryer nga Ligji për të huajt. mb/
Foto: MIA