Izraeli: Bunkeri nëntokësor i Ali Hameneit në Tehran u sulmua me rreth 50 aeroplanë luftarakë
- Izraeli njoftoi se bunkeri ushtarak nëntokësor i liderit të ndjerë suprem iranian Ali Hamenei në Tehran sot ishte objektiv i një sulmi të kryer nga rreth 50 aeroplanë luftarakë të forcave ajrore izraelite, raportoi DPA.
Tel Aviv, 6 mars 2026 (MIA) - Izraeli njoftoi se bunkeri ushtarak nëntokësor i liderit të ndjerë suprem iranian Ali Hamenei në Tehran sot ishte objektiv i një sulmi të kryer nga rreth 50 aeroplanë luftarakë të forcave ajrore izraelite, raportoi DPA.
"Pak më parë, rreth 50 aeroplanë luftarakë të forcave ajrore izraelite, të udhëhequr nga të dhëna të sakta të inteligjencës së forcave të armatosura izraelite, goditën bunkerin nëntokësor të Ali Hamenei në Teheran", thuhet në njoftimin e Forcave Mbrojtëse të Izraelit.
Sipas armatës izraelite, bunkeri është përdorur si bazë për aktivitete ushtarake.
Mendohet se kompleksi shtrihet nën disa rrugë dhe ka disa hyrje. Ushtria izraelite vlerësoi se sulmi "e ka zvogëluar edhe më shumë kapacitetin e regjimit për sa i përket komandimit dhe kontrollit".
Dëshmitarë okularë në Tehran raportuan për shpërthime të fuqishme dhe dridhje që u ndjenë në shumë ndërtesa banimi. qa/
Foto: EPA