Ivanovski: Me veprimin joselektiv në rastet e korrupsionit të lartë do ta kthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet
- Vetëm përmes veprimit konsekuent dhe joselektiv të institucioneve në rastet e korrupsionit qytetarët do të mund ta kthejnë besimin tek sistemi, është një prej konkludimeve në sesionin e sotëm të Konventës nacionale të Bashkimit Evropian në Maqedoni të Veriut (KNBE-MK) me temë "Kapacitetet institucionale për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut: perspektiva evropiane dhe praktika nacionale".
Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - Vetëm përmes veprimit konsekuent dhe joselektiv të institucioneve në rastet e korrupsionit qytetarët do të mund ta kthejnë besimin tek sistemi, është një prej konkludimeve në sesionin e sotëm të Konventës nacionale të Bashkimit Evropian në Maqedoni të Veriut (KNBE-MK) me temë "Kapacitetet institucionale për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut: perspektiva evropiane dhe praktika nacionale".
Drejtori i Policisë financiare, Sllobodan Ivanovski, tha se dobësimi i shtetit, kur korrupsioni dominon çdokund, është si ndonjë sëmundje, e cila është malinje dhe nuk vdes përnjëherë, por gradualisht.
"Prandajne si institucion kemi obligim dhe përgjegjësi ta parandalojmë këtë sëmundje dhe aq sa mundemi ta shtyjmë apo parandalojmë. Do të filloj nga një aspekt qtetar, mediatik, aspekt publik - bëni presion sa më shumë sepse aksentimi juaj ndaj elementeve korruptuese dhe veglave korruptuese do të thotë presion ndaj nesh - institucioneve që të veprojmë në mënyrë joselektive", theksoi Ivanovski.
Ai tha se krenohet se si institucione zbatojnë procedura ndaj funksionarëve aktualë, ku procesohen funksionarë aktualë për korrupsion dhe ku përfundojnë atje ku e kanë vendin.
Ai potencoi se duhet të kthehet ky besim i qytetarëve në institucione.
"Në këto 19 muaj kam hasur shumë shembuj që nuk inkurajohen të raportojnë sepse deklarata e tyre, përkatësisht parrulla e tyre është se: 'kot do ta raportoj rastin, në fund do t'i shkaktoj vetes problem'. Por unë i them - të garantoj se do ta shtyej atë deri në fund. 'Po, thotë, por derisa ju jeni në këtë funksion, ndërkaq më pas, nëse vjen dikush tjetër, unë do të duroj reperkusione të caktuara", theksoi Ivanovski.
Sipas tij, d]përderisa nuk ndryshohet mentaliteti dhe derisa psikologjikisht nuk ndikojmë përmes veprimit tonë dhe procesimit të rasteve, ne nuk do të bëjmë asgjë.

Kryetari i KSHPK-së, Adem Çuçul, theksoi se e ndjekë me vëmendje zgjedhjen e anëtarit të ri të komisionit për antikorrupsion, sepse, siç theksoi, është me rëndësi të jashtëzakonshme kompletimi i Komisionit pas dy dorëheqjeve, nga ish-kryetarja dhe anëtarja Cveta Ristovska.
"Për fat të keq është anuluar konkursi, i tillë ishte vlerësimi në Kuvend, sepse ai është kompetent. Ne si Komision presim në afat sa më të shkurtë të përsëritet konkursi dhe të zgjedhet kandidati që i plotëson të gjitha kushtet dhe më me rëndësi është gjithçka të jetë me integritet", tha Çuçul.
Lidhur me aktivitetet e KSHPK-së për kthimin e besimit në institucione, ai tha se më me rëndësi është ndërmarrja e aktiviteteve në suaza të kompetencave të tyre ligjore.
"Jemi në fazë përfundimtare të përgatitjes së strategjisë së re nacionale, është konstatuar draft-teksti dhe ai do të ndahet me të gjitha institucionet që kanë obligime të veta për përmbushje të kësaj strategjie, me qëllim të deklarohen, pas çka tekstin do ta publikojmë në ueb-faqen tonë, me qëllim që edhe opinioni i ekspertëve të japë kontributin e vet dhe të sjellim një strategji të zbatueshme nacionale, e cila do ta përforcojë sistemin rezistent ndaj korrupsionit", tha Çuçul.
Plotësisht, KSHPK, shtoi ai, si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit, do të vazhdojë ta zhvillojë sistemin e integritetit.
"këtë vite jemi kahëzuar drejt gjyqësisë, përkatësisht innstancat më të larta gjyqësore i nënshkruan politikat e integritetit dhe presim gjatë këtij viti i tërë sistemi gjyqësor t'i pranojë, të cilat krijojnë sistem rezistent ndaj korrupsionit, përkatësisht, para së gjithash, të krijojmë një sistem, përkatësisht institucione dhe personalitete rezistente ndaj korrupsionit dhe vetëm në atë mënyrë mund ta ndalim korrupsionin", tha Çuçul.
Ai theksoi se ligji duhet të vlejë për të gjithë dhe zgjidhja dhe zbulimi i rasteve të korrupsionit të lartë do të kontribuojë për kthimin e besimit në institucione.
"Nga ana tjetër, ne si organ parandalues, së bashku me faktorë të tjerë, duhet të ndërtojmë sistem që nuk do të lejojë të vijë drejt atij korrupsionit", tha Çuçul. ab/
Fotо: МIА