• петок, 15 мај 2026

Ish ministri Lupço Nikollovski ishte thirrur për bisedë në polici, pretendon se rasti është montuar

Ish ministri Lupço Nikollovski ishte thirrur për bisedë në polici, pretendon se rasti është montuar

Shkup, 13 maj 2026 (MIA) - Ish ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski ishte thirrur për bisedë informative në një stacion policor më 7 maj, konfirmuan për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme. 

"Personi për të cilin pyetni, më 07.05.2026, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, është thirrur për bisedë informative në SPB Shkup - Njësia për krim ekonomik dhe korrupsion. Në vijim janë aktivitetet pas të cilave do ta informojmë publikun", thonë nga MPB. 

Nikollovski, përsësri, sot në një reagim në Fejsbuk shkroi se nuk bëhet fjalë për shkelje të Ligjit për furnizime publike, as për kallëzim nga bujqit, duke akuzuar se "bëhet fjalë për një rast të montuar që duhet ta largojë vëmendjen nga çështjet e vërteta". 


"Krimineli nuk mbulohet me raste të montuara. Paaftësia nuk fshihet me sulme ndaj sukseseve të të tjerëve. Bujqëve, kultivuesve të verës dhe prodhuesve që më kontaktuan këto ditë, ju falënderoj. Ju e dini çfarë kemi bërë. Ju jetoni nga ajo reformë", shkroi Nikollovski. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s/printskrin nga FB i Nikollovskit

 

Остани поврзан