• петок, 20 февруари 2026

Ish ministri britanik Mandelson tërhiqet nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve me Epstinin

Ish ministri britanik Mandelson tërhiqet nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve me Epstinin

Londër, 2 shkurt 2026 (MIA) - Ish ministri britanik, Piter Mandelson tërhiqet nga Partia Laburiste e kryeministrit Kir Starmer pas raporteve të reja për lidhjet e tij me financierin e ndjerë amerikan dhe të dënuarin për krime seksuale, Xhefri Epstin, njoftuan dje mediumet.

Mandelson, i cili u largua nga Starmeri vitin e kaluar nga funksioni ambasador britanik në SHBA, pas zbulimeve të lidhjeve të tij me Epstinin, tha se nuk dëshiron të shkaktojë "turp të mëtutjeshëm" për Partinë Laburiuste, thuhet në raportet.

"Këtë fundjavë përsëri jam lidhur me kontroversin e arsyeshëm me Xhefri Epstinin dhe më vjen keq për këtë", tha Mandelson në letrën deri te Partia Laburiste, të publikuar nga Bi-Bi-Si dhe mediume tjera.

Mandelson tha se beson se informatat për pagesat e Epstinit në llogari të tij, të cilat janë paraqitur në mediumet britanike në bazë të dokumenteve të publikuara nga Ministria e Drejtësisë së SHBA-së, janë të rreme dhe do t'i hetojë.

"Derisa e bëj këtë, nuk dëshiroj të shkaktoj turp të mëtutjeshëm për Partinë Laburiste dhe për këtë shkak e tërheqi anëtarësimin tim në parti", thotë në letrën.

Mandelson ishte kyç në suksesin zgjedhor të Partisë Laburiste kur Toni Bleri ishte kryeministër në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан