Iseni në brifingun diplomatik të MARRI-t: Bashkëpunimi rajonal është kyç për përballimin e sfidave të migrimit dhe të sigurisë
- Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni sot mori pjesë dhe u drejtua në brifingun diplomatik të MARRI/"Miqtë e MARRI-t", të organizuar nga Qendra Rajonale MARRI dhe presidenca e Bosnje dhe Hercegovinës me iniciativën MARRI-t.
Shkup, 13 maj 2026 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni sot mori pjesë dhe u drejtua në brifingun diplomatik të MARRI/"Miqtë e MARRI-t", të organizuar nga Qendra Rajonale MARRI dhe presidenca e Bosnje dhe Hercegovinës me iniciativën MARRI-t.
Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, Iseni në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në menaxhimin e migracionit, mbrojtjen e kufijve dhe përballimin e sfidave bashkëkohore të sigurisë.

“Rajoni ynë përballet me presione në fushën e migrimit, rreziqeve të sigurisë dhe krimit transnacional. Përgjigjja ndaj këtyre sfidave nuk mund të jetë e izoluar – nevojitet koordinim i vazhdueshëm rajonal, shkëmbim i informacionit dhe ndërtimi i përbashkët i kapaciteteve institucionale”, theksoi Iseni.
Ai theksoi se MPB-ja, si institucioni i vendit nikoqir të Qendrës Rajonale MARRI që nga themelimi i saj në vitin 2004, mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj mbështetjes së iniciativës dhe avancimit të bashkëpunimit rajonal të sigurisë.
Sipas Isenit, iniciativa MARRI ka një rol të rëndësishëm si urë rajonale mes institucioneve, partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave evropiane, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit praktik, ndërtimit të besimit dhe zhvillimit të zgjidhjeve të përbashkëta.

"Sot siguria duhet të ndërtohet mbi bazën e partneriteteve. Mbështetja nga partnerët ndërkombëtarë, komuniteti diplomatik dhe organizatat që punojnë në këtë fushë është me rëndësi të jashtëzakonshme për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme", theksoi zëvendësministri.
Iseni shprehu bindjen se MARRI edhe në të ardhmen do të vazhdojë të kontribuojë në lidhjen e institucioneve të rajonit, nxitjen e bashkëpunimit praktik dhe afrimin me standardet dhe vlerat evropiane.
Ai porositi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë aktive dhe të përkushtuar në proceset që çojnë drejt stabilitetit më të madh rajonal, sigurisë dhe prosperitetit. qa/
Foto: MPB