• понеделник, 16 март 2026

Irani: Sulmet amerikane ndaj Harg nuk dëmtuan infrastrukturën e naftës

Irani: Sulmet amerikane ndaj Harg nuk dëmtuan infrastrukturën e naftës

Teheran, 14 mars 2026 (MIA) – Agjencia iraniane e lajmeve Fars, e lidhur me Gardën Revolucionare Iraniane, publikoi se më shumë se 15 shpërthime u dëgjuan gjatë sulmeve amerikane në ishullin Harg.

Sipas Fars, objektivi i sulmeve nuk ishte infrastruktura e naftës, por u bombarduan mbrojtja ajrore, një bazë detare, një kullë kontrolli aeroporti dhe një hangar për helikopterë.

Më herët, presidenti amerikan Donald Tramp në "Trut Soushëll" publikoi se ushtria amerikane sapo kishte kryer një nga sulmet ajrore më të fuqishme në historinë e Lindjes së Afërt.

"Vetëm pak çaste më parë, Komanda Qendrore e SHBA-së kreu një nga sulmet më të fuqishme bombarduese në historinë e Lindjes së Afërt, duke shkatërruar plotësisht të gjitha objektivat USHTARAKE në Ishullin Harg, perlën e Iranit", theksoi Tramp.

Ai theksoi se ka vendosur të mos e sulmoj infrastrukturën e naftës në ishull. 

"Kam vendosur të MOS e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishull. Megjithatë, nëse Irani ose dikush tjetër bën diçka për të penguar kalimin e lirë dhe të sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, unë do ta rishqyrtoj menjëherë atë vendim", tha Tramp.

Ushtria iraniane kumtoi se çdo sulm ndaj infrastrukturës së naftës dhe energjisë do të çojë në një sulm ndaj infrastrukturës energjetike në pronësi të kompanive të naftës që bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rajon. ls/

Foto: EPA

 

 

Остани поврзан