Pas kërcënimeve të ashpra ndaj Iranit, Trampi tani thotë se ka "shanse të mira" për arritjen e marrëveshjes para skadimit të ultimatumit
- Pas kërcënimeve të ashpra që bëri dje dhe sot ndaj Teheranit, presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se ka një "shans të mirë" për arritjen e marrëveshjes me Iranin nesër - ditën kur skadon ultimatumi i tij për të hapur Ngushticën e Hormuzit.
Uashington, 5 prill 2026 (MIA) - Pas kërcënimeve të ashpra që bëri dje dhe sot ndaj Teheranit, presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se ka një "shans të mirë" për arritjen e marrëveshjes me Iranin nesër - ditën kur skadon ultimatumi i tij për të hapur Ngushticën e Hormuzit.
"Mendoj se ka një shans të mirë për të arritur marrëveshje nesër", tha Trampi në intervistën telefonike për rrjetin televiziv amerikan "Foks njuz".
Ai tha se u kishte dhënë amnisti negociatorëve iranianë për të siguruar që bisedimet të mund të vazhdojnë. Trampi pretendon se Uashingtoni është në kontakt me kryetarin e parlamentit iranian, Mohamed Bager Kalibaf.
Nga Irani tani për tani nuk ka asnjë koment mbi pretendimin e presidentit amerikan se "ka një shans të mirë për një marrëveshje".
Më herët sot, Trampi lëshoi një kërcënim të ri ndaj Iranit, duke njoftuar se SHBA-ja do të shkatërrojë termocentralet dhe urat në Iran të martën, një ditë pas skadimit të ultimatumit.
"E marta do të jetë Dita e termocentraleve dhe Dita e urave, të gjitha së bashku në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!! Hapni ngushticën e mallkuar, bastardë të çmendur, ose do të përjetoni ferrin - VETËM SHIHNI! Lavdi Allahut", shkroi Trampi në rrjetin e tij social "Truth Social".
Trampi edhe dje kërcënoi Iranin se ka në dispozicion 48 orë për të bërë marrëveshje, përndryshe, siç tha ai, "do të shpërthejë ferri mbi ta".
Foto: EPA