Irani mohon se protestuesi i ri Erfan Soltani është dënuar me vdekje
- Gjyqësori iranian ka mohuar raportet se protestuesi Erfan Soltani është dënuar me vdekje, raportuan mediat shtetërore iraniane. Soltani paraprakisht ishte renditur si protestuesi i parë në Iran që mori dënimin më të ashpër që nga fillimi i trazirave aktuale. Familja e tij kishte thënë paraprakishg se u ishte thënë se ekzekutimi ishte shtyrë.
Teheran, 15 janar 2026 (MIA) - Gjyqësori iranian ka mohuar raportet se protestuesi Erfan Soltani është dënuar me vdekje, raportuan mediat shtetërore iraniane. Soltani paraprakisht ishte renditur si protestuesi i parë në Iran që mori dënimin më të ashpër që nga fillimi i trazirave aktuale. Familja e tij kishte thënë paraprakishg se u ishte thënë se ekzekutimi ishte shtyrë.
Gjyqësori iranian ka njoftuar se Erfan Soltani, 26 vjeç, i cili u arrestua më 10 janar gjatë protestave në Iran, nuk është dënuar me vdekje. Soltani akuzohet për bashkim kundër sigurisë së brendshme të vendit dhe kryerjen e aktiviteteve propagandistike kundër regjimit, por gjyqësori ka sqaruar se dënimi me vdekje nuk zbatohet për akuza të tilla nëse ato konfirmohen nga gjykata. Soltani po mbahet në burgun qendror në Karaj, thuhet në raport.
Soltani, 26 vjeç, i punësuar një dyqani rrobash, u arrestua të enjten e kaluar në Karaj, një qytet në veriperëndim të Teheranit, pasi mori pjesë në protesta. Grupet e të drejtave të njeriut dhe të afërmit e Soltanit thanë të hënën se ekzekutimi i tij ishte caktuar për dje, por ishte shtyrë.
Që nga arrestimi i tij, familja e tij ka marrë pak lajme për gjendjen e tij, përveç një vizite të shkurtër para ekzekutimit të tij të pritshëm. Dje, disa orë pas kohës së caktuar, autoritetet e burgut i informuan ata me telefon se ekzekutimi ishte shtyrë, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Soltani është bërë një simbol i rezistencës për aktivistët iranianë, ndërsa autoritetet shtojnë masat e tyre ndaj lëvizjes së protestave mbarëkombëtare. Grupet e të drejtave të njeriut druajnë se shumë raste të tjera nuk raportohen për shkak të ndërprerjes së internetit në Iran, por thonë se rasti i tij nxjerr e thekson shpejtësinë me të cilën autoritetet po i ndjekin protestuesit.
Më shumë se 18.000 njerëz janë arrestuar dhe të paktën 2.571 janë vrarë në dy javët e fundit, sipas aktivistëve amerikanë për të drejtat e njeriut. Protestat filluan më 28 dhjetor pas rënies së ndjeshme të vlerës së monedhës kombëtare dhe që atëherë janë përhapur në të gjithë vendin, duke përfshirë kërkesat për reforma politike.
Kryegjykatësi i Iranit dje sinjalizoi se gjykimet dhe ekzekutimet do të jenë të shpejta, duke u thënë mediave shtetërore se "duhet ta bëjmë tani" për të ndikuar te protestuesit. Përfaqësues të tjerë gjyqësorë thanë se protestuesit do të akuzohen si "armiq të Zotit", vepër penale e dënueshme me vdekje.
Sipas grupit norvegjez Iran të drejtat e njeriut, Irani vitin e kaluar ekzekutoi të paktën 1.500 njerëz.
Foto: "X"