• недела, 20 октомври 2024

Iran: Hezbollahu është përgjegjës për sulmin me dron në rezidencën e Netanjahut

Iran: Hezbollahu është përgjegjës për sulmin me dron në rezidencën e Netanjahut

Teheran, 20 tetor 2024 (MIA) – Irani ka konfirmuar mbrëmë se lëvizja libaneze Hezbollah, e mbështetur financiarisht dhe ushtarakisht nga Teherani, ka kryer sulmin me dron në rezidencën private të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

"Ai aksion është kryer nga Hezbollahu libanez, theksohet në kumtesën e shkurtër të Misionit të Iranit në Kombet e Bashkuara, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve IRNA.

Më herët, Netanjahu akuzoi "aleatët e Iranit" se u përpoqën ta vrisnin atë dhe gruan e tij pasi një dron goditi rezidencën e tij private në Cezare.

"Aleatët iranianë u përpoqën të më vrisnin mua dhe gruan time, ata bënë një gabim për të cilin do të pendohen. Unë po u them iranianëve dhe partnerëve të tyre nga boshti i së keqes se kushdo që dëmton qytetarët e shtetit të Izraelit do të paguajë një çmim të lartë për këtë, tha Netanjahu.

Në incidentin nuk ka të lënduar. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан