Interi e fiitoi Kupën e Italisë
- Futbollistët e Interit e fituan Kupën e Italisë për herë të dhjetë në historinë e tyre, pasi e kanë mundur mbrëmë Lacion me rezultatin 2:0 në finalen në Romë.
Romë, 14 maj 2026 (MIA) - Futbollistët e Interit e fituan Kupën e Italisë për herë të dhjetë në historinë e tyre, pasi e kanë mundur mbrëmë Lacion me rezultatin 2:0 në finalen në Romë.
Interi dominoi që në fillim të ndeshjes dhe me meritë e fitoi kupën.
"Neroazurët" erdhën në epërsi në minutën e 14-të me autogolin e Adamit, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Lautaro Martinez 20 minuta më vonë.
Trofeun në fushë e sollën Kirstijan Vieri dhe Alen Bokshiq, ndërsa në tribuna ishin shumë legjenda të futbollit italian, mes të cilëve Aleksandro del Pjero, Marko Materaci, Roberto Baxho dhe Demetrio Albertini.
Interi këtë vit e fitoi edhe kampionatin italian. bsh/
Foto: EPA