Informacione fillestare: Pesë mjekë të përfshirë në aksionin e BSP-së kundër trajtimeve dhe preparateve të jashtëligjshme
- – Departamenti për Krim të Organizuar në kuadër të Byrosë së Sigurisë Publike (BSP) sot pasdite zbatoi aksion për hetim të trajtimeve të jashtëligjshme mjekësore dhe preparateve të paregjistruara.
Shkup, 23 prill 2026 (MIA) – Departamenti për Krim të Organizuar në kuadër të Byrosë së Sigurisë Publike (BSP) sot pasdite zbatoi aksion për hetim të trajtimeve të jashtëligjshme mjekësore dhe preparateve të paregjistruara.
Siç është konfirmuar, aksioni i koordinuar është kryer në disa lokacione në shtet, drejt çrrënjosjes së rrjeteve të cilat, sipas informacioneve, kryenin trajtime të jashtëligjshme mjekësore dhe shpërndarje të preparateve të paregjistruara.
Sipas njohurive të para, në aksion janë përfshirë mjekët: Natasha K. – dermatologe, Arben K. – dermatolog, Dejan F. – dermatolog, Magdalena I.V. – mjeke dhe Andrea T – AS ESTETIK nga Manastiri.
Grupi dyshohet se është i përfshirë në importin dhe shpërndarjen e paligjshme të botoksit, mbushësve dhe produkteve të tjera mjekësore të falsifikuara, të cilat janë futur në vend përmes kanaleve të paligjshme nga disa vende, përfshirë Kinën, Turqinë dhe Serbinë. Produktet, sipas informacioneve, nuk kishin kontroll, leje ose regjistrim të duhur, dhe më pas janë shitur në treg.
Këto preparate, të cilat shpesh përdoreshin nën maskën e trajtimeve estetike, në vend që të përmirësonin pamjen, mund të shkaktonin pasoja të rënda shëndetësore - infeksione, deformime, dëmtime të përhershme dhe madje edhe rrezik për jetën e qytetarëve.
Rasti hap çështje të rëndësishme për keqpërdorim të besimit të pacientëve dhe rreziqet nga ndërhyrje të parregulluara mjekësore.
Institucionet kompetente paralajmërojnë se lufta kundër strukturave të tilla kriminale do të vazhdojë me ritëm të përshpejtuar, me qëllim zbardhjen e plotë të rastit dhe sanksionimin e përgjegjësve. fc/