• четврток, 27 јуни 2024

IDF: Sulmuam një shkollë ku fshiheshin terroristë

IDF: Sulmuam një shkollë ku fshiheshin terroristë

Tel Aviv, 27 qershor 2024 (MIA) - Armata izraelite (IDF) sot ka sulmuar militantët e Hamasit të cilët kanë qenë në kompleksin e shkollës në Kan Junis e cila shërbente si qendër komanduese e grupit.

"Aeroplanët luftarakë të forcave ajrore izraelite të operuara nga Komanda jugore, kanë sulmuar terroristët të cilët janë të vendosur në kompleksin shkollor "Al Hasana" në zonën e Kan Junisit. Terroristët e Hamasit planifikuan, drejtuan dhe kryen operacione të shumta terroriste përderisa ishin në shkollë", thuhet në kumtesën e IDF-së.

Në sulm janë bërë përpjekje të shumta për të shmangur viktimat civile. rq/

Foto: IDF (arkivi)

 

 

Остани поврзан